Aftësi dixhitale për Përfshirje Sociale: Aftësimi dixhital i të rinjve dhe grupeve në nevojë si promotor i punësimit dhe ekonomisë.
Horizont EU në partneritet me Praktika.al këtë të shtunë dt 22 nëndor organizuan ditën e dytë të trajnimit për aftësimin dixhital të të rinjve dhe grave nga shtresat në nevojë për të aksesuar në mënyrë më të lehtë tregun e sotëm të punës nëpërmjet kurseve për të rritur mundësitë e tyre për punësim.
Janë realizuar 4 nga 10 seancat e trajnimit për të rinjtë dhe grupet e marxhinalizuara në qytetin e Lushnjës në lidhje me aftësitë e buta, aftësitë dixhitale dhe këshillimin në karrierë.
Projekti synon të fuqizojë aftësitë dixhitale të grupeve të marxhinalizuara në zonat më pak të zhvilluara të Lushnjës, për t’i afruar më shumë me tregun e punës dhe mundësitë e vetëpunësimit. Përmes një pakete të integruar kursesh dixhitale dhe orientimi profesional, projekti do të ndërtojë ura konkrete midis përfituesve dhe sektorit të punës, duke i ndihmuar të përfitojnë nga format e reja të punësimit, si puna online, aplikimi në platformat publike: www.e-albania.al dhe www.puna.gov.al si dhe aplikimi në sektorin privat.
Ky projekt po realizohet me mbështetjen financiare të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile-AMSHC.
#agjenciapermbeshtetjeneshoqerisecivile
#horizonteu
#praktika.al


