Reklame:

Reshjet e shiut dhe mungesa e vëmëndjes shtetërore shkatërrojnë fermerët

Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë alarmante në gjithë zonat e prekura nga prurjet e lumenjve si dhe dalja nga shtrati i disa prej tyre, mjaft banesa, bagëtitë dhe shumë sipërfaqe toke me të mbjella janë nën pushtetin e ujit. Ardit Bali, Këshilltar Bashkiak dhe specialist i Bujqësisë ka bërë një publikim ku bën fajtor strukturat e institucionet e cdo niveli!
Permbytjet e ditëve të fundit kanë shkatërruar sera, toka bujqësore dhe prodhimin e fermerëve në shumë zona të vendit. Ndërsa fushat mbeten nën ujë, institucionet vazhdojnë të sillen sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Është e papranueshme që fermerët të përballen vetëm me dëmet, ndërkohë që strukturat përgjegjëse flenë në zyrë dhe kufizohen me deklarata, jo me veprime.
✅ Daljen në terren të të gjitha institucioneve përgjegjëse
✅ Evidentimin real dhe transparent të dëmeve
✅ Mbështetje financiare të menjëhershme, jo procedura që zgjasin me muaj
✅ Masa parandaluese, që kjo situatë të mos përsëritet çdo vit
Sot nuk mjaftojnë premtimet.
Fermerët nuk kanë luksin të presin.
Heshtja dhe vonesa janë bashkëfajësi.
Institucionet duhet të zgjojnë përgjegjësinë – jo vetëm kur uji ulet, por kur njerëzit kanë nevojë për ta.
Ardit Bali/Agronom