Pylli i Gjenerukës si pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta është në fokus të Horizont EU lidhur me sinjalistikën dhe shtigjet që përshkrojnë këtë pjesë të Parkut me një bimësi në rritje dhe mjaft atraktive për tu exploruar nga vizitorët apo biciklistët për shkak të relievit dhe gjelbërimit tubdues. Së bashku me specialistin e AdZM Fier, Ervin Allushi shoqata Horizont EU organizuan një Orë Praktike Mjedisore me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Gërmenj”, Divjakë.
Aktiviteti me nxënësit kishte për qëllim njohjen e kufijve natyrorë të Parkut Kombëtar Divjakë–Karavasta e në mënyrë të vecantë portën hyrëse për në këtë pjesë të Parkut e cila nis nga fshati Gëermenj.
Krahas rëndësisë së edukimit mjedisor në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e natyrës, këta të rinj u njohën me shtigjet e Pyllit të “Gjenerukës” dhe mënyrën e orientimit të vizitorëve në këto shtigje.Duke qënë se PKDK një nga portat hyrëse nga lindja e ka në Gërmenj fëmijët dhe të rinjtë e kësaj zone do të jenë edhe orientues, guida e pse jo edhe ata të cilët nesër do të shoqërojnë ose bëhen pritës të gjithë personave qv pëlqejnë të shëtisin nëpër pyje apo relieve me bimësi dhe reliev të thyer si një formë argëtimi, shëtitje apo soditje të pamjes që ofron si për Lagunën po ashtu edhe për bregun e detit apo plazhin së bashku me Pishën e Parkut apo deerdhjen e Shkumbinit në set..
Sinjalistika dhe mënyra si shënohet ajo përfshiu grupin e të rinjve në realizimin në terren të një forme praktike! Të rinjtë e përfshirë në këtë aktivitet teoriko – praktik
Ada, Armela, Rosiela, Himena, Najada, Rama, Mariel, Sabjan dhe Elvis do të hyjnë në histori si shënjuesit e parë të shtigjeve për pyllin e Gjenerukës në PKDK.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit: “Protection and Restoration of Mediterranean Wetlands: Strengthening knowledge, protection and restoration of wetlands in the Southern and Eastern Mediterranean” i cili po zbatohet nga organizata Horizont EU Albania, i koordinuar nga Tour du Valat – TdV, financuar nga Agence Française de Développement – AFD.












