Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta mbetet një nga Parqet më të vizituar e vlerësuar e ku aktorët lokale, OJF-të e komuniteti janë aktivë e të ndjeshëm për cdo zhvillim në këtë habitat natyror shumë të rëndësishëm të natyrës për hqipërinë, Ballkanin por edhe më gjerë.
Bashkia Divjakë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Drejtorinë Rajonale ADZM Fier, organizuan një “Dëgjesë Publike” në lidhje me disa projekte që parashikohet të zhvillohen në zonën e mbrojtur “Parku Kombëtar Laguna Karavasta”, më dt 19 dhjetor, në Qendrën e Vizitorëve.
Kr Bashkisë Josif Gorrea prezantoi për të pranishmit Projektet që parashikohet të zbatohen:
. Zgjatimi i shëtitores me dërrasa nga Qendra e Vizitorëve deri në qendrën e plazhit.
. Projekt-ide për ndërtimin e kanalit lidhës të Lagunës me Detin Adriatik.
. Pastrimi me eskavator i grykave të dajlaneve.
. Ndërtimi i një tregu peshku pranë dajlanit te kanali Vaut.
. Vendosja e Muzeut të Fluturave pranë Qendrës së Vizitorëve.
Në Dëgjesën Publike merrte pjesë dr e Agjensisë Kombëtare të Zonave të MBrojtura zj Daniel Pirushi.
Pas prezantimit të projekteve që kërkon të zhvillojë në këtë zonë bashkia Divjakë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit nga z. Gorrea folën specialistët e Ministrisë sëMjedisit si dhe përfaqësues të OJF-ve që prej vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre në PKDK si AOS me z. Taulant Bino, PPNE me përfaqësuesin e saj apo edhe Horizont EU me z, Shkelqim Bylykbashi. Altin Hila personi që me pasionin e përkushtimin e tij gati 30 vjecar ngriti Koleksionin Natyral të Fluturave vlerësoi propoziminn e bashkisë dhe
të gjithë të pranishmëve për ngritjen e një Muzeu pranë Qendrës së Vizitorëve si një vlerësim të punës së tij por edhe krijimin e Kushteve për një Muze e cila rrit numrin e Vizitoreve dhe shton vlerat e Parkut në Qendrën e Vizitorëve,
Perfaqësuesit e shoqërise civile ngritën shqetësimet e tyre për ruajtjen e ekulibrave të brishtë të natyrës me njeriun si dhe përdorimin e materialeve sa më të pranueshme nga gjallesat e parkut në këto ndërhyrje për të mos krijuar stres dhe ambjent jomiqësor ndaj tyre.
Dr e AKZM zj. Pirushi vlerësoi mendimet e sugjerimet e pjesëmarrësve duke sjellë në vëmendje edhe detyrimin e ligjit për të patur një zhvillim të qëndrueshëm e duke mbrojtur Natyrën në cdo ndërhyrje në PKDK. Mendimet dhe sugjerimet tuaja do të vlerësohen pasi bashkëpunimi i të gjithë aktorëve ka vetëm një qëllim, Ruajtjen e Promovimin e këtyre zonave në përmirësimin e punës sonë por edhe të përfitimit nga njeriu dhe shoqëria të të mirave që ofron Natyra dhe Mjedisi i shëdetshëm.
Pjesëmarrja dhe mendimet e të pranishmëve u vlerësuan nga bashkia dhe Ministria e Mjedisit duke marë në konsideratë propozimet e OJF-ve në fazat e tjera deri në finalizimin përfundimtar të projektit.
Julian Kasapi, gazetar/ Horizot EU


