Urdhri i Mjekut Veterinar të Shqipërisë ka ngritur nje shqetësim lidhur me një veprim – sipas tyre – të kordinuar mes përpunuesve të qumështit në Shqipëri. Në një postim të saj ky Urdhër shprehet:
–
Një praktikë e shëmtuar dhe diskriminuese po zhvillohet muajt e fundit nga industria e përpunimit të qumështit, duke shtypur blegtorin shqiptar dhe duke e çuar atë drejt falimentimit.
Në rastet kur qumështi rezulton me aflatoksinë, praktika e industrisë është: “ua marrim me 5 lekë më pak”.
Kjo praktikë ngre pikëpyetje shumë të mëdha:
nëse vërtet qumështi me aflatoksinë hidhet në qarkullim për qytetarët dhe fëmijët, apo nëse kjo është një mashtrim që u bëhet blegtorëve për t’u “vënë shkelmin në fyt” dhe për t’u ulur çmimin e blerjes.
Një gjë është e sigurt: Autoriteti i Konkurrencës, me në krye Denar Bibën, di diçka për këto ngjarje dhe të thëna, dhe për këtë arsye nuk reagon.
Megjithatë, pyetjet kryesore ngrihen dhe i drejtohen institucioneve përgjegjëse për sigurinë ushqimore:
Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU)
Në rastet kur fabrikat e përpunimit të qumështit e blejnë qumështin nga blegëtori me një çmim më të ulët (–5 lekë/litër) me justifikimin e pranisë së Aflatoksinës M1, kërkojmë të na sqarohet:
1. Çfarë trajtimi i bëhet këtij qumështi konkretisht?
2. A asgjësohet sipas procedurave ligjore?
3. Nëse qumështi përpunohet ose hidhet në treg, cilat janë: bazat ligjore dhe aktet nënligjore që e
lejojnë këtë praktikë?
4. Nëse qumështi nuk asgjësohet, pse penalizohet ekonomikisht blegtori, ndërkohë që produkti
vazhdon të përdoret në zinxhirin ushqimor?
5. A ekziston një protokoll zyrtar i miratuar nga Ministria dhe AKU që përcakton qartë dallimin
mes qumështit që duhet të refuzohet dhe asgjësohet?
@kryesoret @Autoriteti konkurences Denar Biba
#mefermerer #meblegtoret

