Reklame:

Aftësimi digjital i të rinjve dhe grupeve në nevojë si perceptohet në praktikë

Aftësimi digjital i të rinjve dhe grupeve në nevojë si promotor i punësimit dhe ekonomisë, i cili po zbatohet nga organizata Horizont EU në partneritet me Praktika.al në kuadër të programeve mediatike (podcaste) të organizuara nga Horizont EU & Praktika.al në podcastin nr 3 kishte të ftuar z. Albert Dosti, pastor i Kisha Ungjillore “Rruga e Paqes” dhe administrator i qendrës Victory School.

Roli i të rinjve në shkollë e komunitet,  A janë të qartë të rinjtë për cfare kërkojnë nga shkolla duke qenë se shumë prej tyre kanë dëshirë të vijnë në shkollat tuaja, a dalin të aftë ata për të mos kërkuar më të njëjtin shërbim? Ç’farë problematikash hasni më shpesh, e të ç`farë natyre janë me moshat e reja, kryesisht në drejtim të punësimit të tyre? Grupmoshat që kërkojnë punësim a kanë nje historik të mëparshëm me ndonjë punë apo angazhim profesional? Sa të vëmendshëm janë qytetarët, kryesisht të rinjtë ndaj rekomandimeve apo këshillave tuaja lidhur me aftësimin profesional?

Këto dhe shumë pyetje që morën përgjigje gjatë bashkëbisedimit në 24 dhjetor, u zhvilluan gjatë podcastit Udhëkryq në Radio Lushnja me gazetarin Shkëlqim Bylykbashi.

Kujtojmë se Projekti kishte në fokus pesë seanca praktike për përdorimin e portalit të E-Albania dhe Puna.gov.al si dhe 3 podcaste. Trajnimi kishte për qëllim të aftësonte pjesëmarrësit me funksionet kryesore të këtyre platformave, mënyrat e regjistrimit dhe menaxhimit të aplikimeve online, si dhe procedurat e nevojshme për të përfituar shërbimet elektronike që ato ofrojnë.

Në total afro 90 persona, burra dhe gra të shtresave të ndryshme nga të rinj 14 vjec deri të moshës mbi 50 vjec patën mundësinë të praktikojnë hap pas hapi proceset, ndërsa trajneri i Praktika.al udhëhoqi sesionet duke dhënë shembuj konkretë dhe duke adresuar çdo pyetje që vinte nga personat në sallë. Trajnimet u zhvilluan me interaktivitet dhe pjesëmarrësit dolën pjesërisht të aftë për të përdorur portalet në mënyrë të pavarur dhe të mund të marin disa shërbime të domosdoshme në përditshmërinë e tyre! Sigurisht që kjo nuk mjafton dhe një pjesë e mire e personave kërkuan një numër më të madh seancash për të përvetësuar akma më mire njohuritë mbi teknologjinë dhe përdorimin në përdithshmëri të saj.

Projekti kishte për qëllim fuqizimin e aftësive digjitale të grupeve të marxhinalizuara në zonat më pak të zhvilluara të Lushnjës, për t’i afruar më shumë me tregun e punës dhe mundësitë e vetëpunësimit, duke i ndihmuar të përfitojnë nga format e reja të punësimit, si puna online, aplikimi në platformat publike: www.e-albania.al dhe www.puna.gov.al si dhe aplikimi në sektorin privat.

Ky projekt realizohet me mbështetjen financiare të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile-AMSHC.
#agjenciapermbeshtetjeneshoqerisecivile
#horizonteu

Emisioni i plote ne linkun e meposhtem