Reklame:

Falja e gjobave për kontributet e papaguara deri në 2014 nga fermerët, ISSH sqaron përfitimet

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar përfitimet që do të kenë fermerët me zbatimin e ligjit “Për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime, dogana dhe pushteti vendor”, i cili përfshin edhe fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të papaguara për deri më 31 dhjetor 2024, për të vetëpunësuarit në bujqësi.

Sipas ISSH llogaritet që për të vetëpunësuarit në bujqësi, pa përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat u takon të paguajnë detyrimin për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me vlerë 38, 400 lekë në vit për zonat fushore dhe për zonat malore – 29, 400 lekë në vit.

Ligji përcakton gjithashtu edhe

“Parlamenti i Shqipërisë miratoi më datë 12.12.2025, Ligjin 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë”, ku në nenet 5 dhe 6, specifikohet edhe shuarja e kamatëvonesave për kategorinë e të vetëpunësuarve në bujqësi.

Pika 3 e nenit 5. Fshirja e detyrimeve tatimore të papaguara, të këtij ligji, parashikon :

“Shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2014, që rezultojnë të llogaritura apo të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin.”

Pika 5 e nenit 6. Shuarja pjesore e detyrimeve tatimore, me kusht pagimin e tatimit/ taksës/ tarifës/ kontributit, parashikon :

“Shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore nga data 1 janar 2015 deri në datën 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të llogaritura apo të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, me kushtin që të paguhet 100% kontributi brenda datës 31.12.2026.

Këto nene parashikojnë që kontributet për sigurimet shoqërore të të vetëpunësuarve në bujqësi, nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 7703/ 1993, i ndryshuar, nga data 01.10.1993 deri më datë 31.12.2024, paguhen pa kamatëvonesa, në masën e përcaktuar në VKM nr. 653, datë 22.07.2015, për zonat fushore – 38, 400 lekë në vit  zonat malore – 29, 400 lekë në vit”, sqarohet në njoftimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Mare nga Monitor