Reklame:

Fermerët në prag sfidash nga liçensimet apo patentat e produkteve prej globalizmit

Ne dekaden e ardhshme, çmimi i frutave pritet te rritet ndjeshem. Nje nga arsyet kryesore do te jete perhapja e kultivareve te patentuar, te cilet po dominojne gjithnje e me shume tregun global. Patentimi i varieteteve frutore po sjell rritje te cilesise tregtare: pamje me terheqese, jetegjatesi me te madhe ne raft, rezistence me te larte gjate transportit dhe shpesh shije unike qe diferencohen ne treg.
Megjithate, ndryshimi i vazhdueshem i kultivareve nga viti ne vit krijon veshtiresi per fermeret e mesem dhe te vegjel. Ata perballen me kosto me te larta per licenca, materiale mbjellese dhe pershtatje teknologjike. Nderkohe, kooperativat e medha dhe grupet e integruara vertikalisht kane me shume kapacitet financiar dhe organizativ per te bashkepunuar me patentuesit dhe per te imponuar shijet e tyre ne tregje nderkombetare.
Frutat qe po perfshihen gjithnje e me shume ne sisteme patentimi jane: rrushi i tavolines, pjeshka, qershia, kumbulla, kivi dhe molla. Kompani si Sun World International, Zespri, Driscoll’s dhe Wonderful Company kane ndertuar modele biznesi te bazuara ne varietete te mbrojtura dhe kontrata strikte prodhimi.
Edhe Kina, e cila per vite me radhe kishte nje qasje me te lire ndaj pronesise intelektuale ne bujqesi, kohet e fundit ka forcuar zbatimin e ligjit. Gjykatat kineze kane vendosur gjoba te larta ndaj fermereve qe kultivonin varietete te mbrojtura me origjine amerikane pa licence, duke sinjalizuar nje ndryshim te forte ne mbrojtjen e te drejtave te seleksionuesve.
Nderkohe, investitore nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Mbreteria e Bashkuar po investojne ne blerjen e kompanive private qe merren me permiresimin gjenetik te kultivareve frutore. Kjo tregon se gara per kontrollin e shijeve, varieteteve dhe zinxhirit te furnizimit do te jete nje nga betejat kryesore te bujqesise ne vitet qe vijne.
Ne kete kontekst, sfida per fermeret e vegjel do te jete: a do te hyjne ne sistemin e liçencimit, apo do te forcojne alternativat me varietete lokale dhe autoktone si model i pavarur zhvillimi?
Alban Çakalli /Specialist bujqesie