Reklame:

Demonstrimi praktik i markimit të një shtegu në zonën e Gjenerukës nga nxënësit

Horizont EU në kuadër të projektit “Përmirësimi i Biodiversitetit dhe Infrastrukturës Turistike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”organizoi 2 orë mësimore teorike e praktike në shkollën 9-të vjeçare “Hysni Malko” Kryekuq. Bashkëbisedimi mes specialistit të AdZM Fier, Ervin Allushi dhe nxënësve të klasave të 9-ta u zhvillua e kordinuar me pyetje rrethe njohurive të mara nga terreni si dhe shkeljet e shtigjeve rreth zonës ku jetojnë apo edhe mësojnë si rasti i shkollës që ndodhet pranë Pyllit të Gjenerukës, pjesë e PKDK.  Nxënësit u paisën secili me nga një hartë të parkut duke marë shpjegimet përkatëse si dhe duke ju testuar njohuritë bazike mbi termat dhe sinjalistikën e përdorur për orientimin e vizitorëve.

Mbas shpjegimit teorik të sinjalistikës dhe mënyrës se si realizohen ato në terren, nxënësit në orën e dytë u ngjitën në Parkun Kombëtar ku demonstruan në praktikë në një prej shtigjeve të Pyllit të Gjenerukës i cili nxjerr në aksin kryesor të pjesës së sipërme të kodrës së Parkut të apasionuarit, vizitorët apo turistët.
Orientimi për sinjalistikën me hartën përkatëse si dhe shënjimi i saj në terren nga vetë nxënësit me mjetet përkatëse, bojrat me ngjyrë të kuqe e të bardhë si dhe doreza u shoqërua dhe shpjegua duke shteruar cdo pyetje të nxënësve nga specialisti i AdZM Fier Ervin Allushi dhe kordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi.

Bashkëbisedimi me nxënësit u thellua duke nxitur diskutimin jo vetëm për njohuritë mbi shtigjet, sinjalistikën dhe mirëmbajtjen e tyre në vijimësi por edhe si një hapësirë për punësim e përfitim ekonomik të zonës nga rritja e numrit të vizitorëve apo personave që frekuentojnë këtë pjesë të parkut..
Orientimi i turistëve, dashamirësve të natyrës dhe përdoruesve të shtigjeve është i rëndësishëm edhe për turizmin e zonës e në veçanti Pyllin e Gjenerukës, si pjesë e Parkut Kombëtar Divhakë – Karavasta. 

Këto aktivitete u zhvilluan në kuadër të projektit: “Përmirësimi i Biodiversitetit dhe Infrastrukturës Turistike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta” i cili po zbatohet nga organizata Horizont EU Albania, mentorimin e AOS i koordinuar nga Tour du Valat – TdV, financuar nga Agence Française de Développement – AFD