Vaçe Zela kjo kengetare e madhe e muzikes Shqiptare megjithe vlerat e jashtezakonshme qe mbart, ende nuk e ka mare te plote vleresimin e saj! Pasuria e madhe artistike qe na la kjo artiste e madhe me pak zgjuarsi e investim largpames nga gjithe faktoret lokale me bashkine ne krye, deputetet nga pas dhe biznesin, median e shoqerine civile mund te perkthehet ne perfitim ekonomik, kulturor e diplomatik.
Shtepia ku ka lindur e jetuar Vaçe Zela, duhet te behet patjeter Shtepi Muze per shume arsye:
Se pari per te treguar se kjo Artiste e Madhe e muzikes eshte nga Lushnja dhe ky qytet nuk eshte rastesi qe zhvilloi punimet Kongresi Kombetar i Lushnjes.
Se dyti per te treguar se ky qytet kulmoi me Vaçe Zelen por kjo nuk eshte e vetmja, por ne rrugen e saj te karrieres ka patur edhe mjaft artiste te tjere kompozitore, instrumentiste, tekstshkrues, aktore e regjisore bashkeudhetare te jetes e karrieres se saj artistike ne Lushnje e ne gjithe Shqiperine.
Se treti, Muzeu i Vaçe Zeles do te kthehet ne nje atraksion Turistik shume te rendesishem jo vetem per qytetin e Lushnjes dhe Shqiptaret por edhe per vizitoret e turistet qe per fatin tone te mire jane shtuar fale kontributit te biznesit, kryesisht atij dentar.
Na takon ne si mikprites tu krijojme kushtet dhe mundesite qe keta turiste te cfaredo lloji e kategorie qofshin te kene mundesi te kalojne ore te tera per te njohur vlerat dhe historine e ketij qyteti te shoqeruar me mikpritjen, folklorin dhe ushqimet tona tradicionale.
Krijimi i disa shtepive Muze te Kujteses nga Genocidi ne Saver, Gjaze, Sektorin Gradisht apo shume vende qe mundesite jane aktualisht pa shume shpenzime, do ta kompletonta Akoma me shume nje pakete e do te sillte shume te mira materiale, te ardhura financiare per banoret dhe morale e politike duke reabilituar sadopak ato shpirtra dhe familjet nacionaliste qe padrejtesisht kane vuajtur ferrin komunist ku shume njerez, patriote e intelektuale antikomuniste kane kaluar periudha te mbijeteses se paimagjinueshme gjate terrorit Komunist. Ka shume personalitete apo familje qe kane vuajtur ne 11 kampet famekeq te Lushnjes per jeten e te cileve ne ate periudhe ka shume interes.
Krijimi i kushteve per nje axhende apo pakete turistike do te bente te mundur krijimin e nje zinxhiri ekonomik te punesimit, menaxhimit, strehimit dhe sherbimeve te tjera qe kane nevoje vizitoret apo turistet e cdo spektri.
Ekonomia sot behet nga zgjuarsia dhe menaxhimi me te cilen zgjedh te trajtosh situata te caktuara, per te cilat shume vende harxhojne miliona euro e dollare per ti krijuar, neve ne Lushnje na duhet vetem thjesht ti pershtasim ne favorin tone, por tashme me perfitime te shumefishta dhe nje bonus shtese, perfitimin ekonomik.
Shkelqim Bylykbashi

