Mirëmbajtja e Parqeve Kombëtare dhe në vecanti ato pika me interes publik e që frekuentohen më shpesh nga qytetarët apo vizitorët përvecse Kulturë e sejcilit është edhe Detyrim Ligjor. Kalimi i një dite në natyrë të fal kënaqësi e të cliron nga ngarkesat e punës së përditëshme apo të harrosh hallet sic e themi rëndom në jetën tonë të përditëshme. Natyra është vëndi që ne marrim këto kënaqësi dhe të cilat na shlodhin, relaksojnë si dhe na mbushin me oksigjen të pastër e na ofrojnë ecje në ajër të pastër kaq shumë i rëndësishëm për Trupin tonë të mbushur me smogun e qyteteve dhe ajrin e ndotur nga mungesa e gjelbërimit.
Pylli apo Parku kërkon nga njeriu vetëm një gjë të vogël si shpërblim apo mirënjohje në këmbim të kënaqësisë: Të mos lëmë mbetjet aty ku marim kënaqësi nga natyra! Mbetjet nga ushqimet që ne konsumojmë ti mbledhim e ti hedhim në kosha që për fat të mirë janë shtuar edhe në pikat më të largëta e zonat ku deri dje mungonin apo ishin të dëmtuar e jashtë funksionit!
Por edhe nëse nuk ka kosha pikërisht në lëndinën që ke zgjedhur të kalosh kohën tënde me familjen apo shoqërinë, mblidhi në një qese dhe gjej një kosh sapo të dalësh nga zona që ke zgjedhur, lëndinë apo pyll!
Shishet e qelqit nga reflektimi i diellit kthehen lehtësisht në burime zjarri në këtë vënd të largët apo të thellë si në Parkun e Tomorrit (fotot dt 13 Prill 2026) ku lëvizja e njerëzve dhe monitorimi janë më pak aktive po ashtu edhe në Parkun apo Pishën e Divjakës apo Pyllin e Gjenerukës (foto dt 2 prill 2026) ku monitorimi dhe shpejtësia në ndërhyrje janë më të mëdha.
Mbetjet plastike gjithashtu janë të rrezikshme për pasojat e tyre në tokë dhe kafshët e zonës!
Qytetarë! Prindër! Të rinj e të reja! Vizitorë apo turistë të çfarëdo vendi, gjinie apo moshe!
Mbani Pastër Ambjentin që përdorni për kënaqësitë tuaja në Pyje e Parqe!
Kampingu, pikniku apo shëtitjet në grupe të fëmijëve e të rriturve në pyje e Parqe kanë nevojë për një vëmëndje të shtuar në mbyllje të aktivitetit dhe KENAQESISE!
Sigurohuni që nuk keni lënë mbrapa mbetje të ndyshme nga miqtë, kolegët apo grupi juaj!
Sigurohuni që të keni fikur plotësisht zjarrin ku keni bërë zgarë apo pjekur në hell!
TREGOHUNI MIRENJOHES NDAJ NATYRES PER KENAQESINE QE JU FALI!
Horizont EU



