Reklame:

Zvërneci përfshihet me Sazanin pa asnjë info me justifikimin e “konfidencialitetit”

Ata janë këtu dhe këtë herë me bulldozerë, pra vjen Kushner me 40 arkitektë por edhe me 40 bulldozerë. Plani i Jared Kushner nuk është më një render thjesht i shpëlarë, sepse punimet në zonën e Hidrovorit kanë nisur dhe parashikojnë mbi 20,000 njësi akomoduese dhe më shumë se 10,000 vizitorë në ditë, pikërisht në një nga zonat më të ndjeshme ku takohen 3 Zona të Mbrojtuta: Pishë-Poro-Nartë, Lumi i Egër i Vjosës dhe Parku Detar Karaburun-Sazan, kjo nuk është më një çështje projekti në letër, por një ndërhyrje direkte në një nyje/rajon ekologjik/e kritike të vendit.

Ndërkohë që në letër Shqipëria mburret me 22% territor të mbrojtur (me përqindjen më të madhe në rajon), në terren po ndodh e kundërta, me zhvillime të njëpasnjëshme të paqëndrueshme dhe pa transparencë, pa dokumentacion publik të aksesueshëm dhe pa konsultim të duhur sipas ligjit, deri në pikën që për të marrë informacion duhet të gërmosh nëpër faqe që nuk funksionojnë siç duhet (pra të shpalosësh aftësitë në IT dhe programim), si të ishte diçka për t’u fshehur dhe jo për t’u diskutuar publikisht në një shtet normal në vitin 2026.

Në vijim, për projektin në Zvërnec, në dijeninë tonë, nuk ka ende asgjë publike, përveç dyshimeve se mund të jetë përfshirë në të njëjtin aplikim me Sazanin për statusin e investimit strategjik, ndërkohë që kërkesat zyrtare për informacion sipas të drejtës për informim, janë përballur me justifikimin e “konfidencialitetit”, ku vetë ligji i jep investitorit të drejtën të vendosë çfarë publikohet dhe çfarë jo, duke e kthyer transparencën në një opsion dhe jo një detyrim apo e drejtë publike, dhe duke e bërë procesin të mbyllur për publikun dhe për ekspertët.

Në sfond shfaqet vazhdimisht Korporata e Investimeve Shqiptare, ku çdo aset me interes kalon në administrimin e saj, pra dikur ishte Fondi I Investimeve Strategjike përfshirë këtu prona publike etj, tani na quhet Fondi I Korporatës së Investimeve Shqiptare. Dhe ironikisht vendimet kyçe për këto investime kalojnë çdo vit në të njëjtën datë, më 30 Dhjetor, cuditërisht edhe për këtë vendim/investim për Jared Kushner dita dhe numri me fat nuk është 31 por 30, një praktikë që tashmë është bërë normë dhe ndërkohë në terren, pasojat janë të qarta dhe të parashikueshme, me kriporet, lagunat dhe habitatet, llojet qofshin të rrezikuara ose jo që përballen me presion të drejtpërdrejtë dhe rrezikojnë të zëvendësohen nga hotele, rezidenca, parkingje dhe qendra tregtare, duke ndryshuar përgjithmonë karakterin e zonës dhe funksionin e saj ekologjik.

Dhe ndërsa pyetja e zakonshme mbetet pse nuk ngriheni, përgjigjja është e thjeshtë dhe nuk ka nevojë për retorikë, puna bëhet çdo ditë në terren, në analiza, në raportime, në gjykata dhe në komunikim publik, janë bërë protesta dhe reagime, por mbrojtja e territorit nuk është dhe nuk mund të jetë detyrë e një OJF-je apo disa, është detyrë e shtetit dhe institucioneve që paguhen për këtë funksion, dhe kur kjo nuk funksionon nuk është çështje frike apo mungese reagimi, është një problem i thellë përgjegjësie dhe funksionimi të sistemit.

They are here, and this time with bulldozers. Jared Kushner’s plan is no longer just a polished rendering. Works have already started in the Hidrovor area, ëith projections of over 20,000 accommodation units and more than 10,000 visitors per day, precisely in one of the most sensitive regions where three Protected Areas meet: Pishë-Poro-Nartë, the Wild Vjosa River National Park, and the Karaburun-Sazan Marine Park. This is no longer a project on paper, but a direct intervention in a critical ecological node of the country.

While Albania claims 22% of its territory as protected on paper, the highest percentage in the region, the reality on the ground shows the opposite. We are seeing successive, unsustainable developments with no real transparency, no accessible public documentation, and no proper consultation as required by law. Accessing information requires digging through dysfunctional websites, as if this were something to be hidden rather than openly discussed in a normal state in 2026.

For Zvërnec, to our knowledge, there is still no public information, apart from suspicions that it may have been included in the same application as Sazan Island for strategic investment status. Official requests for information under the right to information have been met with “confidentiality” claims, where the law itself allows the investor to decide what is disclosed and what is not. This turns transparency into an option rather than an obligation, effectively closing the process to both the public and experts.

In the background, the Albanian Investment Corporation continues to appear, with assets of public interest passing under its administration. What used to be the Strategic Investment Fund is now the Albanian Investment Corporation Fund. And notably, key decisions for these investments consistently pass on the same date: December 30. Even in this case, that date appears again, a pattern that is no longer incidental but standard practice.

Meanwhile, on the ground, the consequences are clear and predictable. Salt marshes, lagoons, and habitats, along with the species that depend on them, are under direct pressure and risk being replaced by hotels, residences, parking areas, and commercial developments, permanently altering the ecological function and character of the region.

And while the familiar question persists, “Why don’t you stand up?”, the answer is straightforward. Work is being done every day in the field, through analysis, reporting, legal action, and public communication, involving stakeholders at both national and international levels, making these cases as visible internationally as possible, leaving no stone unturned, and using every strategy and approach available to be as effective as possible. Protests have taken place. Reactions have been continuous. But protecting territory is not the responsibility of an NGO or a handful of people. It is the responsibility of the state and the institutions mandated and paid to do so. When that fails, it is not a matter of fear or lack of response, but a deeper issue of accountability and how the system functions.

Marre nga AOS