Reklame:

Realizohet censusi i 10-të për Pelikanin Kaçurrel (Pelecanus crispus) në Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta

AdZM Fier në bashkëpunim me shoqatat mjedisore, AOS, PPNEA realizuan Censusin e Pelikanit në ekosistemet ligatinore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Ky është censusi i 10-të që zhvillohet në kuadër të monitorimit rajonal në Europën Juglindore, me qëllim vlerësimin e popullatës së Pelikanit Kaçurrel dhe shpërndarjes së tij në vend.

Të dhënat e mbledhura do të ndihmojnë në përmirësimin e masave konservuese për këtë specie të mbrojtur, si dhe për ruajtjen e habitateve ligatinore dhe shpendëve të tjerë ujorë.

Sipas “Planit Kombëtar të Veprimit për Ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel (Pelecanus crispus) në Shqipëri 2016–2021”, faktorët dhe shqetësimet kryesore që kanë dëmtuar historikisht Pelikanin kaçurrel në Shqipëri, dhe veçanërisht në Divjakë–Karavasta, janë si më poshtë:

. Shqetësimi nga njeriu, sidomos gjatë sezonit të shumimit, nga peshkatarë të paligjshëm, gjuetarë, turistë dhe vizitor    që afrohen pranë kolonisë së Pelikanit kacurrel.

. Brakonazhi dhe vrasja e pelikanëve.

. Shkatërrimi i foleve, vezëve dhe zogjve.

. Humbja dhe degradimi i habitateve ushqyese, kryesisht si pasojë e tharjes së kënetave dhe ligatinave

. Humbja dhe degradimi i habitateve të folezimit. nga Erozioni

. Përmbytjet dhe moti ekstrem, sidomos gjatë periudhës së shumimit.

. Ndotja nga metalet e rënda dhe pesticidet.

. Eutrofikimi dhe përkeqësimi i cilësisë së ujit në laguna që shkakton ndryshime në komunitetet e peshqve dhe reduktim të ushqimit.

. Ndikimet e ndryshimeve klimatike., gritja e nivelit të detit, ndryshimi i regjimit të reshjeve.

. Përplasja me linjat ajrore të energjisë elektrike.

. Sëmundjet dhe epidemitë, të cilat mund të shkaktojnë mortalitet të lartë në koloni, si Gripi i Shpendeve.

Për Divjakë–Karavastanë, “Plani Kombëtar i Veprimit për Ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel (Pelecanus crispus) në Shqipëri 2016–2021”, evidenton si më kritike: shqetësimin nga njeriu, përmbytjet gjatë sezonit të riprodhimit, degradimin e lagunës, mungesën e habitateve të përshtatshme për ushqim dhe shumim vecanërsht erozionin dhe degradimin e ishullit të folezimit të Pelikanit kacurrel.

Taulant Bino AOS/profesor & Horizont EU