Horizont EU u bë pjese e Javës së Shoqërisë Civile 2025 (JSHC) me aktivitetete edukuese, ndërgjegjësuese si dhe finalizimin me një aksion modest konkret pastrimi dhe paisjen me 4 stola të Qendrës Shëndetësore në Toshkëz, komuna Allkaj.
Bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe partneriteti i ndërtuar me Zyrën Arsimore Lushnjë e në vecanti me disa shkolla të bashkisë Lushnjë, pjesë e projekteve të realizuara ndër vite nga Horizont EU kanë krijuar edhe marëdhënie njerëzore dhe ndërveprimi. Pikërisht këto ura sollën edhe frytet e radhës duke realizuar këtë angazhim në JSHC 2025 duke i ardhur në ndihmë edhe komunitetit të Toshkëzit në vecanti moshave të treta por jo vetëm.
Gadishmëria e lartë dhe serioziteti në nisma e aksione konkrete të shkollës “Rrapi Mërtiri” Toshkëz ka siguruar jo vetëm vijimësi por edhe përfitime konkrete në përmirësim të mjedisit apo edhe të infrastrukturës mjedisore në shkolla apo të shërbimeve ndaj komunitetit.
Afro 30 nxënës e mësues të kësaj shkolle si dhe banorë të zonës u bënë pjesë e pastrimit, sistemimit dhe paisjes më pas me stola në lulishten e Qendrës Shëndetësore Toshkëz.
Të paisur me doreza dhe mjetet e duhura si dhe me ndihmën e banorëve të zonës për të prerë barërat që kishin pushtuar lulishten e kësaj qëndre, u përgatit vendi për të sistemuar 4 stolat e dhuruar si pjesë e Javës së Shoqërisë Civile 2025.
Ky aktivitet u mundësua përmes mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, si pjesë e projektit “Qëndra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile”, zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA).
Horizont EU
#JavaeShoqërisëCivile2025 #JSHC2025 #PërpjekjaVazhdon #BashkëPërNdryshim #VleraQëFrymëzojnë #ZëraQëNdryshojnë