Reklame:

Teknologjia dhe aftësimi digital i shtresave në nevojë fokus i Horizont EU

Horizont EU në kuadër të zbatimit të projektit: – “Aftësi dixhitale për Përfshirje Sociale: Aftësimi dixhital i të rinjve dhe grupeve në nevojë si promotor i punësimit dhe ekonomise” ka organizuar sot ditën e mërkurë, dt 10 Shtator 2025 në ambjentet e Restorant TAFA takimin hapës të projektit. Në bashkëpunim me Zyrën e Projekteve për Integrimin Europian në Bashkinë Lushnjë, Zyrën Vendore të Punës dhe Njësine Vendore Golem si dhe presencë të grave e burrave me aftësi të kufizuara e akses jo të plotë në qasjen e shërbimeve online. Ky project synon për tu dhënë mundësi kategorive që përfitojnë këtë trajnim apo aftësim për t`ju dhënë mundësi të kenë njohuri bazë në përdorimin e teknologjisë.

Fjalën e hapjes e mbajti kordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi, i cili pasi falënderoi të pranishmit u shpjegoi cfarë synohej të arrihej nëpërmjet projektit si dhe qëllimin kryesor te tij:

– Aftësimi dixhital i të rinjve dhe grave nga shtresat në nevojë për të aksesuar në mënyrë më të lehtë tregun e sotëm të punës nëpërmjet kurseve për të rritur mundësitë e tyre për punësim. per tu pershtatur me tregun e punes si dhe te arrijne te sigurojne njohurite e duhura per marrjen e sherbimeve publike online si E-albania apo per sherbime sociale si dhe ato te punesimit.

Praktika.al, pjesë dhe zbatuese e trajnimit digital të projektit, përfaqesuar nga Ardi Hoti kujtoi rëndësinë e marrjes së njohurive bazë dhe lehtësimin që kanë përfituesit nga keto njohuri në marrjen e shërbimeve bazë apo punësimit online.

Joni Kapedani. Dr i Zyrës së Punës Lushnjë solli në vëmendje të të pranishmëve se cilat janë përfitimet konkrete në raport me punësimin dhe koordinimin që ky institucion realizon mes kompanive dhe të interesuarve për punë.

Lidjona Çela nga Zyra e Projekteve për Integrimin Europian pranë Bashkisë Lushnjë ka vlerësuar projektin dhe ka kujtuar të pranishmit në takim se edhe bashkia me stafin e saj u jep ndihmë e suport të gjithë atyre që nuk kanë mundësi për të marë shërbime nga E – Albaia apo portale të tjera në sistemin online dhe platforma në ndihmë të qytetarëve.

Projekti po zbatohet nga Horizont EU dhe synon të fuqizojë aftësitë dixhitale të grupeve të marxhinalizuara në zonat më pak të zhvilluara të Lushnjës, për t’i afruar më shumë me tregun e punës dhe mundësitë e vetëpunësimit. Përmes një pakete të integruar kursesh dixhitale dhe orientimi profesional, projekti do të ndërtojë ura konkrete midis përfituesve dhe sektorit të punës, duke i ndihmuar të përfitojnë nga format e reja të punësimit, si puna online, aplikimi në platforma publike si dhe aplikimi në sektorin privat.

Ky projekt i Horizot EU mundësohet nga Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)

Përgatiti/Aurel Sharka