Reklame:

SQARIM PUBLIK – AUTOFATURIMI DHE KOMPENSIMI FERMEREVE ME 10%

Ditet e fundit ka mare forme ligjore dhe eshte duke u diskutuar ne grupet e interesit dhe fermeret perfitues ligji per kompensimin e 10% te TVSH-se per sektorin bujqesor. Ne nje postim te tij ne rrjetet sociale, specialisti Ilir Pilku thekson edhe njehere cfare eshte ky ligj dhe cilet jane perfituesit.
Per ta qartesuar opinionin publik mbi ligjin e ri te kompensimit te fermereve me 10%.
Ky eshte nje ligj i bazuar ne Direktiven e BE-se,
Flat-rate compensation/Kompensim me norme fikse, që është një mekanizëm i posaçëm i TVSH-së në Bashkimin Evropian ne ligjin 2006/112/EC (nenet 295–305), ku shtetet anëtare vendosin norma të caktuara kompensimi (4-10%) për fermerët e vegjël që nuk janë të regjistruar si TVSH-pagues.
Ky mekanizëm u mundëson fermerëve të marrin një kompensim shtesë mbi çmimin e shitjes së produkteve të tyre, për të balancuar TVSH-në e paguar për inpute bujqësore. Pra, nuk eshte kreditim TVSH-je, por është thjesht kompensim i fermerëve të vegjël, por që përfshihet në ligjin e TVSH-së.
Eshtë një nga ligjet shumë qartë shpjeguar, dhe njehsuar me BE-në, që Ministria e Financës ka përgatitur.
Ilir Pilku