Shqipëria ka rregullore që detyrojnë ndarjen dhe riciklimin e mbetjeve. Ekzistojnë politika specifike që synojnë reduktimin e përdorimit të plastikës njëpërdorimshe, por shpesh vuajnë nga zbatim jokonsistues dhe ndërgjegjësim i kufizuar publik. Autoritetet lokale si në Lushnjë ashtu edhe në Divjakë e njohin nevojën për të trajtuar ndotjen nga plastika, por u mungojnë burimet e nevojshme për t’i zbatuar këto politika në mënyrë efektive. Jeta e përditshme e banorëve në Lushnjë dhe Divjakë mbështetet shumë në plastikat njëpërdorimshe. Këto përfshijnë qese plastike, shishe dhe materiale paketimi, kryesisht për shkak të komoditetit dhe kostos së ulët. Në dy bashkitë ku bujqësia është shumë intensive një tjetër problem përbejnë edhe mbetjet e krijuara gjatë proceseve të ndryshme të trajtimit të tokës me plehra, pesticide apo plasmas për serat apo shtretërit e bimëve, mbajtëset e fidanëve dhe të gjitha këto së bashku janë një sasi e konsiderueshme mbetjesh që përfundojnë në kanale e më pas në gjithë zinxhirin kullues të tokave bujqësore duke u kthyer në një problem të madh në bllokimin e tyre dhe shirat e ditëve të fundit e zbuluan qartë në dritë të diellit këtë fenomen. Mungesa e alternativave të qëndrueshme të përballueshme dhe të arritshme e përkeqëson këtë varësi. Bizneset lokale gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në gjenerimin e mbetjeve plastike përmes praktikave të tyre të paketimit dhe operacioneve. Infrastruktura aktuale e menaxhimit të mbetjeve në Lushnjë dhe Divjakë por jo vetëm përfshin mbledhjen, transportin dhe asgjësimin e deponive. Megjithatë, ky sistem është i pamjaftueshëm për trajtimin efikas të mbetjeve plastike në të gjithë hapësirën e bashkive. Pajisjet e kufizuara të riciklimit dhe joefikasiteti në procesin e riciklimit, për shkak të kontaminimit dhe ndarjes jo të duhur të mbetjeve, e përkeqësojnë problemin.
Pjesëmarrja e komunitetit në menaxhimin e mbetjeve është relativisht e ulët, duke theksuar nevojën për rritje të ndërgjegjësimit dhe edukimit. Pa pjesëmarrjen e plotë e serioze të komunitetit, vecanërisht të fermerëve dhe kujdesit të tyre për grumbullimin e përqëndruar të gjithë plastikës së përdorur shoqëruar me monitorimin si dhe një fushatë edukimi e ndërgjegjësimi të vazhdueshme, vështirë se do të kemi ambjent më të pastër apo kanale që nuk bllokohen sa here që do të kemi reshje intensive.
Agronews


