Reklame:

Spitali i Lushnjës peng i politikës së papërgjegjshme dhe moskordinimit institucional!

Saimir Korreshi, deputet i Lushnjës në Kuvendin e Shqipërisë i ftuar në emisionin Udhëkryq në radio Lushnja, me gazetarin Shkëlqim Bylykbashi ka deklaruar abuzimet dhe keqmenaxhimin e spitalit të Lushnjës ndër vite si dhe statusin bashkiak që ka ky spital aktualisht.

Kujtojmë lexuesit se edhe pse ka statusin e një spitali bashkiak, për ngarkesën që mbart ky spital duhet të kishte në mos status spitali rajonal, të paktën status të veçantë. Shumë qarqe në Shqipëri nuk kanë banorë aq sa ka Lushnja si bashki por që realisht ofron shërbime për dy bashki dhe shumë bashki fqinje si Rogozhinë, Peqin, Belsh apo Dimal, banorët e të cilëve historikisht shërbimin shëndetësor e marrin në spitalin e Lushnjës.

Kaluan 8 muaj nga mbyllja e pediatrise kur afati maksimal i kryerjes së gjithë punimeve në objekt është 7 muaj dhe akoma nuk ka nisur puna. Nuk eshte rasti as të gjykojme e as të përfitojme nga një situate ngërçi apo paaftësie, por një gjë duket qarte: Nuk ka kordinim mes palëve! Nuk kishte pse të zhvendosej urgjenca bashkë me shërbimet e tjera të kësaj godine në një ambjent shumë më të keq se ai ku ishin më parë, si në cilësi po ashtu edhe ne ambjente e shërbim të kufizuar, kur nuk janë marrë të gjitha lejet e duhura për nisjen e punimeve.

Buxheti i këtij spitali për vitin 2025 ishte 102,000,000 lekë të reja ndërsa për vitin 2026 është ulur me 15,000,000 lekë më pak, cka e ben të pakuptueshme rolin e deputetëve dhe të vetë spitalit në vijimësinë e tij.

Nëse qytetarët nuk reagojnë ndaj padrejtësive, nuk kanë për të marë asnjë  shërbim, ta harrojnë!