Reklame:

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë 2026 | World Migratory Bird Day

Sot, nxënësit e shkollës “Mihal Nako” Fierseman, morën pjesë në një sesion në natyrë pranë Lagunës Karavastasë për vëzhgimin e shpendëve (outdoor birdwatching), në kuadër të aktiviteteve të projektit Lëvizja e Lirë.
Projekti “Lëvizja e Lirë” mbështetet përmes konsorciumit GreenAL, i financuar nga Qeveria Suedeze përmes Embassy of Sweden in Tiranainalbania dhe zbatuar nga CoPlan Institute for Habitat Developmentnalbania në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo . Projekti zbatohet nga AOS-Albanian Ornithological Society , Qendra Marrëdhënie dhe Horizont EU.
Shkolla e bashkuar “Mihal Nako” Fierseman se bashku me stafin pedagogjik jane partnere te vjeter dhe mjaft bashkepunues te Horizont EU ne cdo projekt qe ka ne fokus mjedisin e ne vecanti zonat e mbrojtura. Puna e mesuesit te apasionuar Julian Shtembari dhe perkushtimi i tij per te percjelle tek nxenesit dashurine dhe pasionin per natyren reflektohet qarte si ne ambjentet shkollore po ashtu edhe ne angazhimet e tij persoinale si dhe te shkolles ne te gjitha projektet apo nismat mjedisore ne bashkine Divjake dhe Parkun Kombetar Divjake – Karavasta.
Përmes vëzhgimit të drejtpërdrejtë, nxënësit patën mundësinë të njihnin më nga afër shpendët dhe habitatet e tyre, duke kuptuar rëndësinë e biodiversitetit dhe të ruajtjes së ligatinave si ajo e Karavastasë.
Shpendët shtegtarë varen nga habitate të shëndetshme dhe të sigurta përgjatë udhëtimeve të tyre. Mbrojtja e këtyre hapësirave është thelbësore për mbijetesën e tyre. Njohja e natyrës është hapi i parë drejt mbrojtjes së saj.
Më shumë vëzhgim, më shumë njohuri, më shumë kujdes për natyrën.