
Sot, nxënësit e shkollës “Mihal Nako” Fierseman, morën pjesë në një sesion në natyrë pranë Lagunës Karavastasë për vëzhgimin e shpendëve (outdoor birdwatching), në kuadër të aktiviteteve të projektit Lëvizja e Lirë. Projekti “Lëvizja e Lirë” mbështetet përmes konsorciumit GreenAL, i financuar nga Qeveria Suedeze përmes Embassy of Sweden in Tiranainalbania dhe zbatuar nga CoPlan […]



Horizont EU në kuadër të projektit “Përmirësimi i Biodiversitetit dhe Infrastrukturës Turistike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta” organizoi 3 orë praktike me shkollës 9-të vjeçare Gërnenj. Bashkëpunimi mes Horizont EU dhe AdZM Fier, vecanërisht për Parkun Divjakë – Karavasta me specialistin Ervin Allushi dhe nxënësit e klasave të 8-ta u zhvillua në terren si pjesë e projektit në vijim ku në orët e mëparshme po me këta nxënës u realizuan orë teorike si dhe shënuam një pjesë të mirë të shtigjeve rreth zonës ku jetojnë apo edhe mësojnë si rasti i shkollës që ndodhet pranë Pyllit të Gjenerukës, pjesë e PKDK.





