Divjaka, destinacioni “trendy” i ketij fillimviti

Xhoni dhe Fifi po notojnë në një “alla” pishinë të vogël të improvizuar përpara Qendrës së Vizitorëve, në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Janë dy pelikanë që punonjësit i kanë pagëzuar me emra dhe që nuk u janë bashkuar tufave përgjatë lagunës. Historia e Xhonit daton disa vite më parë, kur u gjet i plagosur në brendësi […]