Reklame:

“One Stop Shop”, vazhdon trajnimi në Bashkinë Lushnje

Në ambientet e Bashkisë Lushnje vazhdon prezantimi i trajnimit për sistemin informatik me një ndalesë (One Stop Shop), organizuar nga projekti Star 2 për punonjësit e administratës. Koncepti One Stop Shop synon të kursej kohë dhe kosto për përdoruesit, duke siguruar një pikë të vetme kontakti me administratën. Ky është një model që përmirëson cilësinë e shërbimeve, marrëdhëniet me qytetarët dhe organizimin e Bashkisë për të punuar në mënyrë më efektive dhe efikase.