Reklame:

Specialisti i bimëve në Agronews, e martë ora 13:00 në radio Lushnja

Dritarja më e re e bujqësisë, emisioni Agronews në radio Lushnja këtë javë do të këtë të ftuar specialistin e bimëve Agim Torromani.
Të gjithë fermerët do njihen me praktikat dhe kujdesin që duhet të tregojnë në rritjen e kulturave bujqësore. Këshillat e specialistit do të mund ti dëgjoni në Radio Lushnja të martën në ora 13:00 i cili është takimi i përjavshëm me fermerin shqiptarë.
Emisioni do të moderohet nga gazetari Shkelqim Bylykbashi.

 

Agronews është bashkëpunim i portalit më të ri në fushën e bujqësisë dhe radio Lushnjës. Temat që do të trajtohen në emison dhe gjithë informacioni i prodhuar do të jenë një ndihmë e shtuar sa i përkët edukimit të fermerëve dhe gjithë bizneseve me fokus bujqësinë.

Vëmendja në rritje ndaj bujqësisë vjen si presion i vetë fushës, shifrave në rritje që ky sektor prodhon nga viti në vit por së fundmi edhe si presion i Bashkimit Europian si një kusht për marrjen e statusit e pranimin në radhët e vendeve të tjera në Europë.