Reklame:

Çikorja dhe Radhiqja dy bime qe ndihmojne shendetin

Çikorja dhe Radhiqja konsiderohen nga shumica e amatorëve të bimëve, si terma sinonime për të njëjtën bimë.

Por nuk është aspak ashtu!

Prandaj është e nevojshme të bëhen dy dallime njëkohësisht. Atë të çikores së egër nga cikorja e kultivuar nga njëra anë. Ndersa nga ana tjeter atë të çikores së egër (Cichorium intxbus L) nga radhiqja (Taraxacum officinale W.)

Çikorja e butë ka gjethe të trasha (tulore) dhe të brishta të mbështjella në formën e marules. Çikorja e egër (në gjuhën popullore quhet kores ose bres) ka gjethe rrënjake. Ka rozetë dhe lule blu, rrallë rozë ose të bardha.

Radhiqja, qe populli i thote lule shurdha, lule gomari, sy ka, ose bar tambli. Ka rrënjë të madhe të tultë nga e cila del në sipërfaqe të tokës një rozetë gjethesh. Prej mesit të së cilës ngrihen përpjetë një ose më shumë shtija lulore.

Lulet janë të renditura në koka të mëdha, me ngjyrë të verdhë. Fruti është aken i pajisur me një xhufkë rruzullore qimesh që merret lehtë nga era.

Këto qime që mbajnë në një anë të tyre, farën me majë, mund të futen lastësisht në vesh. Ato mund të shkaktojnë ndonjë shqetësim në dëgjim në mos shurdhim. Këtej ka dale edhe emri lule shurdha ose lulja që shurdhon.

Po nga efekti i tyre a mund të dallohen Çikorja nga Radhiqja ?

Çikorja e egër dhe radhiqja kanë veprime shumë të ngjashme, pra as mund, as ka nevojë të dallohen.

Gjethet e çikores së kultivuar pasi zbardhen (etilohen) me metoda të ndryshme përdoren për përgatitjen e sallatave sepse kanë shije më pak të hidhur se gjethet e zakonshme.

Mjaft i përhapur është edhe konsumi i gjetheve të ziera të çikores së egër e të radhiqes.

Fruti rrënjor i çikores së butë përveç i zier në gjellë të ndryshme mund të përdoret i prerë në copa të vogla, i tharë dhe i pjekur, i si zëvendësues i kafesë. Më parë njihej si kafe franceze ose frank-kafe.

Shija e hidhur e gjetheve dhe frutit rrënjor të çikores i detyrohet glukozidit intubin, që gjatë pjekjes (kavardisjes së frutave rrënjore) kthehet pjesërisht në fruktozë.

Nga dallojne çikorja dhe radhiqja nga perimet e tjera, përveç shijes së hidhur?

Përmbajtja e lartë në inulinë, një substancë glukozidike (karbohidratet) ose sheqerore, që mund të përdoret nga ata që vuajnë nga diabeti i sheqerit dhe që duhet të përdoret nga ata që kanë diabetikë në familje ose në fisin e afërt.

A mund t’u vemë këtyre perimeve të egra vulën “ilaçe” të shëndetit, po madje pa ngurrim! Pastrojnë gjakun nga lëndë të dëmshme, duke aktivizuar funksionin detoksifikues (neutralizues të lëndëve të dëmshme të jashtme e të brendshme), të mëlçisë. Forcojnë miokardin (muskulin e zemrës), zgjerojnë enët e gjakut, ndihmojnë proceset e tretjes në gypin gastro-intestinal, ulin përqindjen e sheqerit në gjak, favorizojnë jashtëqitjen urinare.

Çfarë mund t’u përgjigjemi atyre që, duan t’i përdorin si ilaçe të mirëfillta çikorja dhe radhiqen. Domethënë për shërimin e sëmundjeve të caktuara?

Kjo nuk na përket neve por mjekëve të përgjithshëm e specialistë. Shëndeti ruhet me masa e mjete të shumëllojshme. Sëmundja luftohet me masa e mjete specifike. Për ruajtjen e forcimit e shëndetit mund të jepen vetëm orientime që duhen interpretuar nga secili në mënyrë individuale e krijuese. Për mjekimin e sëmundjeve jepen receta.