Reklame:

FAO, Frutat dhe perimet e “shemtuara” mund te luftojne urine, mos i hidhni

Organizata e OKB për ushqimin dhe bujqësinë FAO ka publikuar një artikull mbi frutat dhe perimet që hidhen poshte dhe sesi ato mund të plotësojnë zinxhirin ushqimor për të luftuar urinë në botë, pavarësisht formës apo pamjes së tyre.

Shpesh thuhet se bukuria është në syrin e shikuesit. Por kur bëhet fjalë për frutat dhe perimeT, një e treta e tyre kurrë nuk mbërrijnë dot në dyqanet tona ushqimore, sepse ato refuzohen në rrugën e tyre nga ferma në dyqan. Të gjithë duhet të luajnë rol për ta evituar këtë.

A do të zgjedhim mollën ovale, me ngjyrë të zezë ose me shkëlqim të përkryer të rrumbullakët? Zgjedhja bëhet e lehtë për një foto në instagram, por nga ana tjetër deshirojmë të mposhtim dhe urinë.

815 milionë njerëz vuajnë në botë nga uria, por nga ana tjetër është bota që hedh ose humbet 1/3 e asaj që prodhohet. Në rastin e frutave dhe perimeve, pothuajse gjysma (45%) e tyre është e humbur. Në botën tonë të rritjes së ngjarjeve ekstreme të motit dhe ndryshimeve klimatike kjo cështje duhet  marrë seriozitet. Një domate për t’u rritur kërkon 13 litra ujë, një kokër portokalle kërkon 50 litra ujë.  Shto këtu  farat, tokën, punën e fermerëve, madje edhe karburantin që shkon në transportimin e ushqimit. Të gjitha humbasin kur fruti ose perimja humbasin ose hidhen poshtë.

Mbeturinat mund të jenë pjesë të ndryshme të zinxhirit të vlerës. Le të dëgjojmë tregimet e një karrota, bananeje dhe patateje..

Historia e karrotave

Një karotë shpesh përballet me shumë pengesa para se të shkoj në një supermarket. Ajo duhet të kalojë kërkesat e ngurta që supermarketi ka për frutat dhe perimet.Ndonjëherë, karrota duhet të kalojë nëpër makinat e sensorit fotografik që i analizojnë ato për defekte estetike. Nëse ato janë pak të përkulura, kanë një gjymtim ose janë thyer, ato futen në një grumbull të destinuara për ushqim blegtoral edhe pse ato janë ende të përshtatshme për konsum njerëzor. Në total rreth 25-30% të karotave, nuk përfundojnë në dyqane për shkak të defekteve fizike ose estetike.

Historia e bananes

Bananet janë një frut i brishtë. Nga mënyra se si janë të grumbulluar ose mënyra si janë paketuar mund t’i  dëmtojë këto fruta. Trajtimi i bananeve mund të ndikojë negativisht në pamjen e tyre dhe mund të shkaktojë prishjen shpejt të frutit. Konsumatorët zakonisht nuk blejnë atë që duket shumë e pjekur, e zbardhur ose e dëmtuar. Ato do të përfundojnë në plehra në vend të stomakut të dikujt.

Disa ushqime, si patatet, humbasin ose treten kur përpunohen në lloje të tjera të ushqimit. Për shembull, patate e  skuqura franceze, mund të humbasin në fazën ku ato priten në shirita. Këto shirita thyhen lehtësisht gjatë fazave të përpunimit dhe paketimit. Copat e prishura shpesh hidhen. Patate të tjera që dëmtohen gjatë fazës së ngarkimit ose të transportit. Zhvillimi i tregjeve bën kualifikimin “nën standarte”ku hidhen dhe patatet e prishura të cilat janë ende të sigurta për konsum, ushqim dhe shije të mirë. Kjo do ishte një mënyrë për të zvogëluar mbetjet e ushqimit ose humbjet e shkaktuara nga gabimet në përpunimin, paketimin ose transportimin.

Dhe në fund të artikullit FAO nënvizon se pjesa më e madhe e këtyre mbetjeve është e parandalueshme.