Reklame:

Kryqi i Kuq Lushnje, ndan ndihma per familjet ne nevoje ne bashkine Divjake!

Diten e sotme dhjetra familje te varfera ne bashkine divjake e kane patur si dite feste. Kryqi i kuq dega Lushnje dhe stafi me vullnetaret e saj kane shperndare dhjetra pako me ushqime dhe veshmbathje duke ja lehtesuar per disa dite ushqimin familjeve ne nevoje.

Me listen e familjeve ne nevoje te mare nga bashkia Divjake si dhe te shoqeruar nga punonjesit e sherbimit social kane shkuar prane çdo familje duke ja dhuruar ne banese pakon e pergatitur.

Pas familjeve te varfera ne qytetin e Divjakes, pako u shperndane edhe ne fshatrat Grabian, Çerme, Zhame, Kamenice duke ja lehtesuar barren zonjave te shtepise, ku ne disa prej te cilave ku ishin duke gatuar, tenxherja ishte me laker dhe pa yndyre pasi mishin keto familje kane kohe qe e kane harruar.  Interesi i vazhdueshem i bashkise Divjake por edhe bashkepunimi me institucione dhe organizata te ndryshme te cdo niveli lokal apo kombetar, kane ndryshuar mentalitetin e banoreve si dhe kane ofruar nje numer te madh partneresh ne ndihme te banoreve te bashkise ne shume fusha.

– U gjendemi prane ketyre familjeve sa here qe mundemi, por interesi yne eshte zgjidhja perfundimtare e ketyre familjeve – shprehet kr Bashkise z. Fredi Kokoneshi.

Duke falenderuar thellesisht Kryqin e Kuq per pakot me vaj, sheqer, oriz e makarona si dhe veshmbathje per femije e te rritur, grate kryefamiljare u lehtesuan per disa dite nga sikleti i sigurimit te ushqimit te perditshem per femijet dhe familjet e tyre.

– Nuk eshte nje dite e dy por eshte nje jete qe nuk shtyhet ne fukarallek e mjerim – u shpreh nje nga grate e familjeve perfituese mes loteve dhe turpit per gjendjen ku e kish cuar halli.

Kryqi i Kuq dhe perfaqesuesit e deges Lushnje jo vetem qe mbeten te kenaqur se ju sollen buzeqeshjen ne fytyre shume familjeve ne varferi, por shprehen edhe gadishmerine dhe angazhimin per ta vazhduar kete nisme, referuar realitetit me te cilin u perballen ne familjet qe ndihmuan.