Reklame:

Nuk ndryshon rimbursimi i TVSH – Lera: Po shqyrtojme opsione per t’i çuar parate tek fermeret

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka një përgjigje përfundimtare për shqetësimet e agropërpunuesve lidhur me uljen e rimbursimit të TVSH në masën 6 për qind. Drejtori i Politikave Fiskale, Niko Lera thotë se kjo skemë nuk do të ndryshojë pavarësisht protestave, me argumentin se rimbursimi është vendosur si masë për të kompensuar fermerët nga blerja e lëndës së parë me TVSH dhe se kompanitë e përpunimit nuk kanë asnjë kosto nga ky ndryshim, pasi  ajo pagesë është projektuar për fermerët.

I vetmi sektor që mund të preket është ai i blegtorisë, ku fermerët paguajnë TVSH për një pjesë të lëndës që blejnë. Për këtë kategori do të shihen alternativa kompensimi, që paratë të shkojnë aty ku duhet.

 

Vetëm për industrinë e qumështit, të cilët kanë qenë edhe më reaguesit sa i përket ndryshimit fiskal për uljen e masës së rimbursimit të TVSH-së nga 20 në 6 për qind, autofaturimi llogaritet në rreth 2 miliardë lekë në vit dhe përfitimi ka qenë rreth 400 milionë lekë. Së fundmi fermerët u janë bashkuar agropërpunuesve në protesta për të ndryshuar këtë iniciativë. (scan)