Reklame:

Kultivimi i Lajthise

Historiku dhe përhapja

Lajthia (Corylus avellanae ka origjinën nga zona e Pontit ku kultivohet qysh para 2000 vjetësh dhe u përhap në Greqi e Itali në zonën Avellino nga ku mori edhe emrin “Avellana”.

Vlerat ushqyese

Lajthia ka vlera të larta ushqyese pasi përmbajnë mbi 66% yndyra, 15% proteinë, 9% karbohidrate, 35 kitarinë, 1.8% kripëra minerale. Lajthia konsumohet si frutë i thatë, përdoret për industrinë ushqimore sidomos për ëmbëlsira.

Kushtet ekologjike për kultivimin e lajthisë

Klima dhe toka

Zonat e kultivimit të lajthisë shtrihen në gjerësi gjeografike 37-67⁰. Lajthia është bimë e zonës kontinentale dhe mund të kultivohet deri në lartësinë 1600 m në zonat jugore dhe 500 m në zona veriore. Pema mund të durojë deri -25⁰C, por organet e prodhimtarisë mund të dëmtohen rëndë në temperaturat nën -10⁰C.

Sythat vegjetativë kanë nevojë për 1000-1300 orë temperaturash nën 7⁰C për ndërprerjen e letargjisë dimërore, sythat që japin lule mashkullore 350-600 orë dhe sythat që japin lule femërore 600-800 orë.

Në rastet e mosplotësimit të kërkesave për temperatura të ulëta vërehet rënie e sythave dhe për pasojë ulet prodhimtaria. Lajthia ka nevojë për lagështi tokësore dhe ajrore. Rënia e shirave rreth 700-1000 mm plotëson këto kërkesa.

Lajthia kultivohet dhe prodhon mirë në toka të thella, pjellore, me lagështi të mjaftueshme dhe të kulluara, por edhe në toka të kategorive më të ulëta. Ajo kërkon pH 6-8 dhe toleron deri 20%  praninë e CaCO³ në tokë.