Reklame:

Fermeret perseri ne proteste kunder skemes se TVSH-se

Deklarate per Shtyp e “Albanian Food Industry”
Fermerët, grumbulluesit dhe përpunuesit përshkallëzojnë manifestimet.
Deklaratat në media të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në fund të javës së kaluar, treguan qartë se qeveria nuk tërhiqet nga ndryshimi i ligjit, i cili ul normën e kompensimit të TVSH-së për fermerin, prodhues i produkteve primare bujqësore, nga 20 në 6 %.
Kjo ka zhgënjyer fermerët, grumbulluesit dhe përpunuesit nga e gjithë Shqipëria, të cilët ndihen të tradhëtuar nga ky ndryshim i papritur.
Dje, përfaqësues nga fermerë, grumbullues dhe përpunues kanë zhvilluar një takim të koordinuar nga AFI, të cilët kanë shfaqur një shqetësim të jashtezakonshëm për situatën e krijuar.
Pasoja e menjëhershme e këtij ligji, në të gjithë nënsektorët e bujqësisë, është ulja e çmimit të lëndës së parë, pra çmimit efektiv të shitjes së produktit bujqësor dhe blegtoral nga fermeri.
Tabela më poshtë ilustron rastin e çmimit të shitjes së i litri qumësht.

DJE – TVSH 20% 40 lekë 8 lekë 48 lekë
SOT – TVSH 6% 40 lekë 2.4 lekë 42. 4 lekë

5.6 lekë më pak për 1 litër

Çfarë sjell ky ndryshim në bujqësinë shqiptare:
• Nxitjen e shitjes së prodhimit bujqësor dhe blegtoral në mënyrë informale
• Cënimin e sigurisë ushqimore për shkak të rritjes së informalitetit
• Ulja e konkurueshmërisë së prodhimit bujqësor dhe blegtoral në tregjet e huaja dhe në tregun vendas karshi produkteve të importit.
Uljen e mëtejshme të leverdisë për mbarështimin e gjedhit dhe të imtave si dhe kutivimin e tokës. Vetëm në vitet e fundit, sipas Shoqatës së Stacioneve Veterinare të Shipërisë, numri i gjedhëve ka një rënie prej 30 mijë krerësh, po ashtu është ulur në mënyrë të ndjeshme numri i të imtave.
• Frenimi i investimeve në fushën e bujqësisë dhe agropërpunimin, apo më keq akoma braktisjen e investitorëve aktualë
• Emigrim masiv dhe braktisje e fshatit
Për të frenuar falimentimin e bujqësisë dhe me shpresën që qeveria do të reflektojë, fermerët, grumbulluesit dhe agropërpunuesit do vijojnë veprimet e tyre, duke organizaur një manifestim paqësor kombëtar në datë 3 Prill 2019 në Lushnjë.