Reklame:

Shkenca: Nje gote vere e kuqe e barabarte me nje ore palester

Sipas hulumtimeve nga Universiteti Alberta në Kanada, përfitimet e resveratrolit, një përbërës që gjendet tek vera e kuqe dhe rrushi janë po të njëjtat me ato që përfiton kur bën një orë fiskuluturë në palestër.

Sipas kryestudiuesit, Jason Dyck, ky zbulim do t’u vijë veçanërisht në ndihmë atyre që nuk kanë mundësi të stërviten në palestër.

Resveratroli përmirëson performancën fizike, funksionin e zemrës dhe forcon muskujt, të njëjtat efekte që marrim pas stërvitjes në palestër.

“Mendoj se resveratroli ndihmon ata të cilët duan të stërviten në palestër po nuk kanë mundësi fizike,” tha ai.

Të gjitha diskutimet mbi verën e kuqe janë tashmë të faktuara nga shkenca.

Po ashtu, studimet treguan se kush konsumon një gotë verë të kuqe në ditë ka më pak gjasa për t’u prekur nga dementia ose kanceri, gjithashtu bën mirë për zemrën, frenon moshimin dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Megjithatë duhet të dini se kjo vlen vetëm për verën e kuqe dhe jo për të bardhën dhe gjithashtu duhet të keni  kujdes mos e teproni me përdorimin e verës së kuqe, një gotë është e mjaftueshme, pasi ajo ka alkool.

Megjithatë nëse doni të rrisni sasinë ditore të resveratrolit mund të konsumoni boronicë, gjalp kikirku, rrush të kuq dhe çokollatë të zezë.