Reklame:

Lajthite ndihmojne ne parandalimin e semundjeve si Alzheimeri apo Parkinsoni

Personat e moshuar te cilet shtojne lajthia ne dieten e tyre per vetem pak muaj kane rritje dramatike ne nivelet e nutrienteve qe ua forcojne trurin.

Lajthite permbajne magnez dhe vitamine E – qe te dyja keto e ngadalesojne procesin e plakjes apo dobesimit te trurit.

Ky zbulim, i cili eshte publikuar keto dite, eshte i rendesishem sepse shume njerez nuk e konsumojne mjaftueshem asnjerin prej nutrientet e lajthise – nderkaq te moshuarit jane me se shumti te rrezikuar.

Bashkautori i ketij studimi, Dr. Alesh Michels, ka thene se ky eshte nje prej pak studimeve qe eshte perqendruar vetem te te rriturit. Pergjigja te cilen shkencetaret kane dashur ta gjejne ka qene shume e thjeshte: a munden lajthite ta permiresojne nivelin e nutrienteve te te vjetrit?

Edhe magnezi edhe vitamina E jane perdorur me kohe te tera per t’i parandaluar semundjet degjeneruese te trurit, si Alzheimeri apo Parkinsoni.

Per momentin keto semundje nuk kane sherim, nderkaq vetem ne Mbreterine e Bashkuar jane te diagnostikuar rreth 1 milione njerez me demence.

Ekspertet shendetesore kane shtuar se lajthite permbajne edhe perberes te cilet i luftojne semundjet e zemres dhe diabetin, madje ju ndihmojne edhe te humbni peshe.