Reklame:

Vlerat ushqyese te fistikeve

Fistikët janë fruta arrore të mrekullueshme që janë cilësuar si simbol i shëndetit dhe mirëqenies qysh nga kohërat e lashta. Këto janë të pasur me shumë vlera ushqyese që janë esenciale për shëndetin.

Fistikët, në fakt janë bërthama të marra nga frutat që i përkasin familjes Anacardiaceae, me gjini: Pistacia. Kanë një madhësi mesatare dhe besohet të kenë origjinën në vargjet malore të Azisë Perëndimore dhe rajonin e Turqisë.

Fistikët rriten nën klimë të ngrohtë, verëra të thata dhe dimër të ftohtë. Këto kultivohen në shkallë të larë në SHBA, Iran, Siri, Turqi dhe Kinë. Pas plantacionit duhen rreth 8 deri 10 vite derisa bima të kultivojë frutat e saj. Pas kësaj, frutat kultivohen për shumë vite me radhë.

Fistikët janë fruta ku bërthama e saj gjendet në mes ndërsa është e mbështjellë në dy anët me lëvore të fortë kockore, bërthama ka ngjyrë të gjelbërt të lehtë, formë paksa të zgjatur, arrin 2 cm gjatësi dhe 1 cm gjerësi, ndërsa peshon rreth 0,7-1 gr.

Pjesa e konsumueshme (farat ose thelbi) ka vlera të larta ushqyese pasi përmbajnë, 55 për qind yndyra, 22.5 për qind proteina, 19 për qind karbohidrate, 5.15 për qind ujë dhe 1.9 për qind kripëra minerale të K, P, Ca, Mg, Fe, etj. Fistikët janë burim i shkëlqyer i vitaminës E, veçanërisht të pasur me gama-tokoferol, 23 gr. per 100 gr.

Fistikët përmbajnë grupe të rëndësishme të vitaminave B-kompleks, të tilla si riboflavin, niacin, thiamin, acid pantotenik, vitamin B-6 dhe acid folik

Rëndësi të madhe ka edhe përpunimi i tyre në industrinë ushqimore, kozmetike dhe farmaceutike. Gjithashtu rrëshira e tij gjen përdorim në industrinë ushqimore dhe atë kimike.