Reklame:

Kultivimi i qepes/ Vazhdon shitja me çmim te larte

Për fermerët e Divjakës ky vit ka qenë i mbarë dhe u ka sjellë fitime të mëdha në kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore si lakra, brokoli, patatja e karrota, por këtë vit ata kanë pasur rendiment të lartë edhe në kultivimin e qepës.

Miranda Kokoneshi është një nga fermeret në Divjakë e cila ka mbjellë 4 dynym tokë me qepë.

Miranda është e kënaqur pasi i gjithë mundi i saj po shpërblehet sot, pasi çmimi me të cilin ajo po e shet prodhimin është shumë i favorshëm. 1 kg qepë sot shitet me 60 lekë të reja ndryshe nga një vit më parë ku 1 kg qepë nuk shitej me shumë se 20 lekë për kg.

Zona e Divjakës është një nga zonat më prodhimtare në vend. Kjo ka bërë që këta fermerë të dalin herët në treg dhe për pasojë t’i shesin prodhimet e tyre me çmime të favorshme. (Top-channel)