Reklame:

Qumeshti i dhise eshte mbrojtesi me i madh i shendetit

Qumeshti i dhise, i cili eshte shume me i ngjashem me qumeshtin e nenes sesa te lopes, eshte nje nga ushqimet me te shendetshme ne bote me veti te shumta sheruese.

Per vite te tera, perveç ne ushqim, ky qumesht eshte perdorur si ilaç per semundjet si bronkiti, luftimi i alergjive, forcimi i imunitetit, trajtimi dhe forcimi i mushkerive.

Hulumtimet kane treguar se ky qumesht ka tretshmeri dhe rezistence me te mire se qumeshti i lopes. Qumeshti i dhise permban nivele te uleta te alergjeneve, eshte nje burim i shkelqyer i alkalineve, shpejt tretet dhe absorbohet teresisht.

Nje sondazh i kryer nga revista “International Journal of Food Science Nutrition” zbuloi se qumeshti i dhise ne bazen e ADN-se ka ngjashmeri me strukturen e ADN-se se qumeshtit te njeriut, qe eshte arsyeja se pse mund te perfshihet ne formulat te cilat do ta permiresonin ushqimin e foshnjave.

Me qumeshtin e dhise jane arritur rezultate te mira ne trajtimin e çrregullimeve te ndryshme tek njerezit qe vuajne nga hiperproteinemia, semundjet e zemres, epilepsia e femijeve, cistat fibroze, semundjet e biles dhe guret ne temth.

Qumeshti i dhise eshte i pasur me kalcium dhe fosfor, qe jane te rendesishem per fortesine e eshtrave, si dhe me zink dhe selen, antioksidante te fuqishem te cilet e ruajne imunitetin e trupit. Shume shkencetare ua rekomandojne qumeshtin e dhise personave qe vuajne nga anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit ne gjak.

Ky qumesht eshte nje burim i pasur i kalciumit te biodegradueshem, hekurit, fosforit dhe magneziumit dhe i permban ato ne perqendrime te larta ne krahasim me qumeshtin e lopes. Qumeshti i dhise permban rreth 40 per qind me pak citrate ne krahasim me qumeshtin e lopes.

Duke pasur parasysh faktin se dhite e hane levozhgen e bimeve, qumeshti i tyre eshte i pasur me silic, ndersa ai eshte nje mineral i cili e ka nje efekt pozitiv ne lekure, floke, thonj dhe ne sistemin nervor.

Permban shume proteina te pasura me aminoacide te rendesishme, nje rrjet te gjere te vitaminave dhe nuk ka yndyra qe treten me veshtiresi. Jo vetem qe tretet me lehte se qumeshti i lopes, por qumeshti i dhise permban me pak laktoze, prandaj me lehte mund ta tolerojne personat e ndjeshem ndaj laktozes.

Tek femijet te cilet jane ushqyer me qumesht dhie eshte shenuar nje rritje me e shpejte, mase me e madhe e trupit dhe mineralizim me i mire i eshtrave ne krahasim me femijet e ushqyer me qumesht te lopes.

Hirra, djathi dhe jogurti i dhise jane agjentet me te fuqishem natyrore per ta rritur imunitetin tek femijet. Ata jane te rendesishem per formimin dhe perteritjen e eshtrave, nxisin rritjen e traktit te tretjes, rekomandohen ne parandalimin e semundjeve te melçise, osteoporozes, presionit te ngritur te gjakut dhe kolesterolit te rritur, proceseve inflamatore dhe per permiresimin e funksionit te punes se veshkave.