Reklame:

Bananja drejt zhdukjes? Ja semundja qe po rrezikon frutin ekzotik me te njohur ne bote

Sëmundja e Panamasë (TR4), një infeksion që shkatërron bimën e bananes, është përhapur në mënyrë shumë të shpejtë në të gjithë Azinë, Australinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Ndikimi ka qenë shkatërrues. Vetëm në Filipine, humbjet kanë arritur në 400 milionë dollarë.
Sëmundja kërcënon jo vetëm jetesën e të gjithë atyre që bëjnë pjesë në këtë industri prej 44 miliardë dollarësh, por edhe 400 milionë njerëz në vendet në zhvillim të cilët varen nga bananet si burim të konsiderueshëm kalorish që u nevojiten.

Megjithatë, mund të ketë ende shpresë. Në një përpjekje për të shpëtuar bananen dhe industrinë që e prodhon atë, shkencëtarët janë në një garë për të krijuar një bimë të re rezistente ndaj sëmundjes së Panamasë. Por ndoshta kjo krizë është një paralajmërim për faktin se në po kultivojmë ushqimet tona në mënyrë jo të qëndrueshme në kohë dhe se do të duhej të kërkonim disa ndryshime ndoshta pak radikale për një zgjidhje të përhershme.

Teoria më e fundit është që një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur bananet nga kjo lloj sëmundje është pikërisht mbjellja e saj pranë bimëve të tjera ose në alternancë me to, si dhe përdorimi i llojeve të ndryshme të familjes së bananeve. Një studim ka treguar se bananet e mbjella në tokë të kontaminuar me TR4 kryesisht u shpëtuan nga infeksioni pasi u rritën në të njëjtat fusha më preshin kinez për tre vjet. Kjo erdhi për pasojë se preshi kinez lëshonte në ajër disa kimikate që dëmtonin virusin TR4.

Ndoshta përfundimisht duhet të jemi të përgatitur për të pranuar ushqime më pak të standardizuara dhe pak më të shtrenjta, për të patur kështu një bujqësi më pak intensive dhe më të larmishme. Ndoshta kurrë nuk do të mund të jemi të sigurt se çfarë na pret pasi të qërojmë një banane por sidoqoftë rezultati mund të jetë një sistem ushqimor më i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, pa krizë të mëdha çdo disa dekada.