Reklame:

Peshku, ushqimi i trurit

Konsumimi i peshkut, 3-4 herë në javë, pakëson rreziqet për iktuse në tru.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i kryer nga Susanna Larsson e Nicola Orsini të institutit Karolinska të Stokholmit dhe i publikuar në revistën Stroke.

Për studim është marrë një kampion i madh i prej 400 mijë personash të moshës 30-103 vjeç, në disa vende të ndryshme.

Duket se klasikja “fish and chips” nuk jep rezultate të mëdha në terma të parandalimit, sepse skuqja e tij i heq peshkut përfitimet e tij.