Reklame:

Pakete per mbeshtetjen e blektorise – Çuçi: Fermat me cikel te mbyllur garantojne produkte me cilesi

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural  së shpejti pritet të përgatisë një paketë të veçantë për mbështetjen e blektorisë, nëpërmjet subvencionimit. Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministri Bledi Çuçi gjatë vizitës së tij në një kompleks blektoral në Fushë Krujë.

“Ndërsa bujqësia po performon më mirë, siç shihet në fakt edhe nga rritja e eksporteve, blegtoria ka nevojë që të subvencionohet më shumë. Do të gjejmë mekanizmin më të mirë për të bërë ndërhyrjen e duhur në mënyrë që të mbështeten fermerët që mbarështojnë gjedhin, delet apo dhitë” -tha ministri.

Teksa pa nga afër gjithë procesin, që nga mënyra e ushqimit të bagëtive, kontrollin veterinar të tyre dhe gjithë ciklin e prodhimit të qumështit ministri foli për  produkte me cilësi të lartë.

“Kjo fermë është një dëshmi e qartë që në Shqipëri produktet e qumështit garantojnë cilësi dhe standarde të larta sepse që nga ushqimi i bagëtive deri tek produkti final në dyqan, i gjithë cikli është i mbyllur këtu” –tha ministri Çuçi.

Blegtoria është një nga sektorët më të rëndësishëm në Shqipëri. Vitet e fundit zhvillimi i këtij sektori ka ecur me një trend pozitiv, por potencialet janë ende të pashfrytëzuara. (scan)