Reklame:

Fiku, eliksir per shendetin

Per fikun thuhet se ka dale nga parajsa. Eshte i vjeter po aq sa edhe civilizimi njerezor, njihet si peme e cila sheron.

Kjo peme eshte perdorur edhe nga Kleopatra, ndersa sot e dime se fiku eshte nje peme qe ben çudine per shendetin e njeriut si dhe mbron lekuren.

Fiku i fresket eshte burim i antioksiduesve dhe flavonoideve, kane sasi te larte te vitaminave A, E, K, te cilet ndihmojne ne largimin e radikaleve te lire nga organizmi, duke mbrojtur trupin nga demtimet dhe infeksionet.

Jane te pasur po ashtu me vitaminat nga kompleksi B, niacine, piridoksine, vitamina B, vitamina C dhe beta karotine.

Nga mineralet permbajne kalcium, kalium, magnez, fosfor, hekur dhe baker.

Sasia e magnezit ne frytet e thara eshte tri here me e larte se sa ne ato te fresketa.

Prandaj, fiku i thare eshte burim i mineralit, magnezit, i cili eshte i domosdoshem ne mbajtjen dhe forcimin e muskujve, eneve te gjakut, qelizave nervore.

Eshte vertetuar se fletet e tij ndikojne kunder diabetit, si dhe ulin trigliceridet ne gjak, forcojne eshtrat, ulin shtypjen e gjakut, sherojne te thatin, hemorroidet, kapsllekun… etj.