Reklame:

Regjistrimi i tokave, Ndryshimet e fundit ligjore zhbllokojne procesin ne Bashkine Lushnje

Kur kanë kaluar më shumë se 25 vite që kur u shpërndanë tokat me ligjin 7501 dhe atë për ndarjen e tokës se ish-ndërmarrjeve bujqësore, gjysma e titujve të pronësisë nuk janë të regjistruar në hipotekë.

Nga 400 mijë akte të marrjes së tokës në pronësi dhënë fermerëve, vetem 50% e tyre jane regjistruar në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ndërkohë rreth 9 mijë fermerë të tjerë kanë probleme për të marrë aktin e tokës në përdorim.
Bashkia e Lushnjes ne pjesen me te madhe te siperfaqes se tokave te saj te ndara me ligjin 7501 ende nuk i ka dhene zgjidhje regjistrimit te tyre ne hipoteke.
Por pas vendimeve te fundit te qeverise dhe ndryshimeve te ligjit 994 per regjistrimin e tokave, stafi i kadastres ne bashkine Lushnje eshte vene ne levizje te plote per zgjidhur dosjet e bllokuara dhe dosjet e reja qe do te vijne per regjistrimin e pasurive te paluajtshme.

Mos paisja me titullin e pronesise i ka penalizuar jo pak here fermeret lushnjare per te perfituar nga subvencionet e AZHBR dhe IPARD.

Mungesa certifikates se pronsise i ka perjashtur fermeret nga keto skema subvencionimi duke i lene ata te sakrifikojne kursimet e tyre per bujqesine.

Bashkia Lushnje i ben thirrje te gjithe qytetareve te cilet ende nuk kane aplikuar apo kane pasur probleme me dosjet e regjistrimit te pasurise te paraqiten ne zyrat kadastrale te njesive vendore ose prane bashkise Lushnje per te marre te gjithe informacionin e nevojshem.

Këshilli i Ministrave ka vendosur një numër ndryshimesh në Vendimin e tij të mëparshëm, nr. 994, që mban datën 9.12.2015

Firma e kryetarit të komisionit
Në VKM-në aktuale, kërkohet që, për regjistrimin e fitimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, me aktin e marrjes së tokës në pronësi (AMTP), një nga kushtet është “identifikimi i organit që e ka lëshuar AMTP-në, që përfaqësohet nga kryetari i komisionit të ndarjes së tokës, për aktet e lëshuara deri në 15.8.2008, ose nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, për AMTP-të e lëshuara në zbatim të ligjeve nr. 9948, datë 7.7.2008, të ndryshuar, nr. 57/2012 dhe nr. 171/2014”. Duke qenë se në praktikë janë hasur jo rrallë probleme pikërisht në këtë pikë, Këshilli i ministrave vendos si kush të ri “identifikimin e organit që e ka lëshuar AMTP-në, që përfaqësohet nga firma ose emër, mbiemër, me shkrim dore, i kryetarit të komisionit të ndarjes së tokës në fshat, për aktet e lëshuara deri më 15.8.2008, ose nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, për AMTP-të e lëshuara, në zbatim të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, të ligjit nr.57/2012, “Për përfundimin e procesit të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, dhe të ligjit nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar. Në rast se në një AMTP janë të pasqyruara emrat e të gjithë anëtarëve të komisionit të ndarjes së tokës në fshat, konsiderohet i identifikuar organi që e ka lëshuar AMTP-në, edhe nëse nuk është pasqyruar nënshkrimi i kryetarit, por kanë nënshkruar shumica e anëtarëve të komisionit. Për formatet e AMTP-ve, ku parashikohet vetëm firma ose nënshkrimi i kryetarit të komisionit të ndarjes së tokës në fshat, por kjo firmë mungon, do të konsiderohet i identifikuar organi që e ka lëshuar atë, vetëm nëse vërtetohet me dokumentacion, si: procesverbale të marrjes së këtyre AMTP-ve në dorëzim nga DAMT-ja apo të dorëzimit të tyre në ish-ZRPP nga kjo e fundit”.

Mangësitë
Sipas VKM-së në fuqi, “kur, gjatë verifikimit, rezulton se regjistrimi ka mangësi apo është kryer në kundërshtim me ligjin, konstatimet e kryera, nga punonjësit që përpunojnë praktikat, i referohen regjistruesit, me shkrim, duke treguar, hollësisht, mangësitë e konstatuara. Regjistrimi, në origjinë, i tokës bujqësore, ka mangësi, në rastet kur: është kryer me mungesën e një apo më shumë elementeve të akteve të marrjes së tokës në pronësi, të përcaktuara në këtë vendim; aktet e marrjes së tokës në pronësi nuk administrohen në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme ose administrohen si fotokopje; sipërfaqja e të gjitha pasurive, dhënë me AMTP, del e ndryshme nga sipërfaqja e regjistrimit fillestar të këtyre pasurive, e pasqyruar në kartelat e tyre respektive.

Për të shmangur bllokimin edhe në këtë rast, kjo klauzolë ndryshohet, si më poshtë vijon: Kur gjatë verifikimit rezulton se AMTP-ja, me anë të cilës është kryer regjistrimi, ka mangësi, konstatimet e kryera nga punonjësit që përpunojnë praktikat i referohen me shkrim drejtorit të Drejtorisë Vendore të ASHK-së, duke treguar hollësisht mangësitë e konstatuara. Regjistrimi në origjinë (fillestar) i tokës bujqësore me AMTP-në është me mangësi në rastet, si më poshtë vijon: kur në AMTP mungon një apo më shumë elemente të përcaktuara në këtë vendim; kur AMTP-ja është me korrigjime te shënimi pronësi apo përdorim (në rastet kur AMTP-ja është lëshuar për territoret e ish-NB-ve), tek numri i ngastrës, ose tek sipërfaqja dhe emërtimi i ngastrës.

Nuk do të konsiderohen mangësi rastet kur në Drejtorinë Vendore të ASHK-së është i depozituar dokumenti i fitimit të pronësisë mbi tokën bujqësore (AMTP) për territoret e ish-kooperativave bujqësore dhe në të konstatohet se fjalët “në pronësi” janë shkruar me shkrim dore mbi fjalët “në përdorim”, të fshirë me vizë. Mbi shënimin me shkrim dore duhet të jetë firma dhe/ose vula zyrtare e ish-komunës. Në rastin kur dokumentacioni i pronësisë së fshatit, i depozituar në Drejtorinë Vendore të ASHK-së, është i shoqëruar me deklarimin e anëtarëve të komisionit të ndarjes së tokës në fshat, se ky veprim është bërë në mungesë të formularëve të pronësisë, procedohet me regjistrimin. Në të kundërt, Drejtoria Vendore e ASHK-së i drejtohet zyrtarisht bashkisë që të konfirmojë nëse AMTP-ja është lëshuar nga komisioni i ndarjes së tokës së fshatit. Bashkia, pas verifikimit të dokumentacionit që disponon dhe pas verifikimit faktik të tokës bujqësore që zotërohet nga familja bujqësore, i përgjigjet zyrtarisht Drejtorisë Vendore të ASHK-së.

Ky konfirmim, dërguar me shkresë zyrtare nga bashkia, nuk ka të bëjë me konfirmimin e përmbajtjes së AMTP-së. Kur AMTP-ja nuk administrohet në Drejtorinë Vendore të ASHK-së ose administrohet fotokopje, fotokopje e noterizuar apo me shënimin “dublikatë”. Konsiderohen të rregullta AMTP-të e lëshuara nga komisionet e ndarjes së tokës përpara datës 15.8.2008, që janë të shoqëruara me më tepër se një certifikatë të përbërjes familjare, në të njëjtin fshat, në datën 1.8.1991, për ish-kooperativat bujqësore, dhe në datën 1.8.1991, për ish-ndërmarrjet bujqësore, duke llogaritur ndryshimet në numrin e pjesëtarëve të saj deri më 1.10.1992, fakt ky i pranuar nga përfituesit me deklarim noterial se nuk janë trajtuar me AMTP tjetër, duke i konsideruar si një familje bujqësore me dy certifikata të përbërjes familjare. Në këtë rast, bashkia, pas verifikimeve që bën në dokumentacionin që disponon dhe pas verifikimit faktik të tokës bujqësore që zotërohet nga familja bujqësore, duhet të konfirmojë faktin se kjo AMTP është lëshuar nga komisioni i ndarjes së tokës në fshat për të dyja familjet dhe se nuk janë trajtuar me AMTP tjetër. Shkresa, së bashku me dokumentacionin e fitimit të pronësisë, deklarimin noterial dhe certifikatat e gjendjes civile depozitohen në Drejtorinë Vendore të ASHK-së nga bashkia.