Reklame:

A duhet ngrene vezet me njolla gjaku?

Pse veza ka njolla me ngjyre te kuqe si gjaku?

Po, njolla e gjakut eshte me te vertete e tille. Por, kjo nuk nenkupton se veza eshte e keqe apo ndonje indikator per nje veze te fertilizuar – kjo eshte si rezultat i pelcitjes se ndonje kapilareje ne vezoren e pules apo ne qesken e te verdhes se vezes. Kjo mund te shkaktohet nga shume gjera duke perfshire plakjen e pules dhe menyren e te ushqyerit te saj, por kjo nuk eshte nje shenje se pula eshte e semure apo eshte keqtrajtuar ne njefare menyre. Me pak fjale: keto njolla te kuqe ndoshta ngjajne pak te shemtuara, por jane krejtesisht normale.

Sa te zakonshme jane vezet me njolla gjaku?

Eshte gjithashtu e rralle per ne qe te kemi ndonje veze te tille me njolla gjaku. Te gjitha vezet komerciale skanohen dhe renditen apo klasifikohen sipas metodes se ndriçimit, ku permes nje drite rrezatuese nxjerr ne pah te gjitha defektet. Shumica e vezeve me njolla gjaku sortohen permes ketij procesi te ndriçimit, por disa prej tyre mund te ngelin. Nese keni pulat tuaja qe i mirembani, ose bleni veze nga ndonje ferme, ju mund te merrni here pas here ndonje veze me njolla gjaku.

Çfare duhet te beni nese nje veze ka njolla gjaku?

Njollat e gjakut nuk nenkuptojne se ju duhet ta hidhni vezen. Sipas bordit amerikan te vezeve, eshte konstatuar se keto veze jane plotesisht te sigurta per t’u ngrene. Nese ju pengojne njollat e gjakut, hiqni me majen e luges dhe vazhdoni mengjesin tuaj.