Reklame:

Bananet Blu dhe shija e tyre e veçante

Bananet janë një frut me shumë veti dhe gjithashtu shumë të preferuara. Por ekziston një lloj i veçantë banane që do ju bëjë shumë kureshtarë për t’a provuar.

Bëhet fjalë për bananet blu. Ky lloj fruti nuk është vetëm unik nga ngjyra, e cila është e kaltër në të gjelbër, por gjithashtu edhe  nga shija.

Personat që e kanë provuar këtë frut janë shprehur se shija e bananes blu është si vanilje, ndërkohë të tjerë kanë thënë se i afrohet shijes së akullores me vanilje.

Pema e bananes blu është e njohur për rritjen e saj në vende me temperaturë deri në -7 gradë celsius dhe kryesisht prodhohet në zona të SHBA-së. Frutat e bananes rriten shumë shpejt.