Reklame:

Nis procesi i unazimit te Pelikanit Kaçurrel ne Divjake

AdZM Fier ne bashkepunim me shoqaten Albanian Ornithological Society (AOS), ka nisur te kryeje unazimin e disa prej zogjve te rinj te Pelikaneve Kaçurrel.
Stafi i specialisteve sebashku me perfaqesuesit e AOS kane shkuar ne ishullin e pelikanit ku tashme kane celur te vegjlit e cifteve te Pelikanit Kaçurrel.

Duke pare se kolonia me pare ka qene shume vulnerabel dhe teper e brishte, specialistet ishin te mendimit qe mos te kryej procesi i unazimit per disa vite por te pritej qe kjo specie te fillonte te shumohej.

Rezultatet pozitive te ketij viti kui numri i foleve arriti ne 68 nje shifer e cila e ka bindur administraten e Parkut Kombetar Divjake – Karavasta dhe Drejtuesin e shoqates AOS Taulant Bino qe sebashku te nisin procesin e unaziminit per disa zogj te rinj te Pelikanit Kaçurrel.

Stafet e punes shprehen teper te kenaqur me kete proces dhe theksojne se me vone ne mund te shikohet mundesia e vendosjes se GPS ne ndonje individ, per te studiuar me mire levizjen e tyre.