Reklame:

Ulet taksa per plastiken – Propozimi i Beqaj: Nga 25 leke ne 10 leke/kg

Pas barrës së re fiskale që iu vendos industrisë së plastikës në fillim të vitit 2019, deputeti  socialist Ilir Beqaj ka propozuar që taksa mbi lëndët e para primare, te cilat importohen për prodhimin e artikujve të plastikës në vend, të ulet nga 25 lekë/kg në 10 lekë/kg.

Kërkesën e tij, të cilën e bëri prezente në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Beqaj e argumentoi me faktin se për 7 muaj kjo industri ka reflektuar rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve të gatshme.

Komisioni miratoi propozimin në fjalë, por duke qenë se nga kjo nismë, buxhetit të shtetit do ti mungojnë rreth 225 milionë lekë nga kjo taksë, fjala e fundit i mbetet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Ndryshimi synon të stimuloje prodhimin vendas duke e ulur me rreth 60 % nivelin e taksës, si dhe te përjashtoje nga taksa një serë lëndësh të para dhe artikuj plastikë, te cilët përdoren: në industrinë e ndërtimit në kuadrin e rritjes se eficiencës së energjisë, në industrinë e mobilierisë dhe të prodhimit të bojërave dhe materialeve te ndërtimit.