Reklame:

Trangulli kornishon, “konsolidohet” çdo dite duke kenaqur fermeret dhe investitoret

Eno Jegeni, administratori i Vegetal, kompanise qe po meret me mbjelljen dhe grumbullimin e trangullit kornishon ne Shqiperi shprehet se ecuria e deritanishme eshte e kenaqeshme.

“Problemet e shfaqura ne fazen e pare nga organizimi, lageshtira e tepruar per mbjelljet ne fushe etj duket se jane kthyer ne leksion dhe faza e dyte po ecen mire dhe deri tani nuk kemi pasur probleme” – shprehet z. Jegeni.
“Vegetal eshte ne perfundim te ciklit te pare dhe po behen mbjelljet per ciklin e dyte, duke qene se kjo kulture per shkak edhe te ciklit te saj bimor por edhe te klimes ne zonen tone mund te mbillet dy here ne vit. Deri tani kemi shtuar siperfaqen aktuale ne sera me 15 ha te reja si dhe 31 fermere te cilet kane besuar dhe i jane bashkuar projektit tone”.
Kornishon nuk ka limit ne sasine e grumbulluar dhe si rrjedhim edhe numri i personave qe meren me bujqesi dhe prodhojne eshte pa limit.

Cilido fermer qe e sheh me interes, gje e cila ka filluar te ndihet dhe kthehet ne te ardhura per te gjithe fermeret qe kane respektuar keshillat dhe recetat e specialisteve te kompanise Vegetal, mund ti bashkohet projektit duke patur ne krah ne çdo faze kompanine Vegetal dhe prezencen e specialisteve te saj nga fidani deri tek prodhimi, duke lehtesuar çdo barre finaciare qe shoqeron fermerin ne rastet e kulturave te tjera te pakontraktuara.

Kornishoni qe prodhohet me Vegetal, ka nje siguri qe nga fidani deri tek shitja e prodhimit dhe gjate dorezimit te mallit, nis dhe shlyen detyrimet e investimit te kryer. Ky proces eshte shume i rendesishem per fermeret ne siperfaqe te vogla me sera dhe qe nuk kane mundesine e suporti financiar, vecanerisht kur ka deshtime.
Lapsin ne dore dhe beni llogarite te dashur fermere, ne fund merrni vendimin.

Sot prodhohet shume, por te lumtur jane ata qe e kane te shitur prodhimin qe ne mbjellje te fidanit.
Agronews.al