Reklame:

Ushqimet qe ju ngopin pa ju shendoshur

Per ata qe kane probleme me peshen dhe kane frike se çfaredo te konsumojne iua shton ate, ekzistojne disa ushqime qe bejne per ta. Ushqime qe ju ngopin, por nuk ju shtojne asnje kile, me poshte kemi renditur disa prej tyre.

  1. Smoothie

“Smoothie” eshte i vetmi leng qe do ju ngope. Permban kalori dhe perberes ushqimore te nevojshem dhe qe zgjasin. Sa me shume ta perzieni, aq me shume do ju ngope. Kjo, sipas nje studimi te Penn State University. Meshkujt qe kishin pire “smoothie” te perzier mbi 5 minuta, konsumuan 100 kalori me pak ne dreke sesa ata qe kishin pire “smoothie” te perzier 1 minute e gjysme.

  1. Patate te ziera

Patatet e ziera kane shume fibra, keshtu qe mos harroni t’i konsumoni. Gjithashtu, mos harroni qe t’i gatuani me lekure, pasi aty qendrojne vlerat me te medha ushqyese. Shoqerojini me kos.

  1. Molle dhe dardhe

Ndryshe nga shumica e frutave, mollet dhe dardhat permbajne pektine, nje fiber e veçante qe ngadaleson procesin e tretjes dhe ben qe te ndiheni te ngopur per me gjate. Nje studim i Harvardit zbuloi se ngrenia e dardhes apo molles çon ne renie ne peshe.

  1. Perime me veze

Vezet kane shume proteina dhe proteinat jane ato qe te ndihmojne te ngopesh. Eshte e mira qe te hahen ne mengjes, te shoqeruara me perime. Nje studim britanik tregoi se kur vezet hahen ne mengjes, ka shume mundesi qe gjate dites t’i rezistosh tundimit per ushqime te pashendetshme.

  1. Tershere

Tershera permban shume fibra qe shnderrohen ne stomak ne nje xhel ndalues te tretjes. Gatuajini me uje ose qumesht dhe vellimi shtese qe do te marrin i ben edhe me ngopes.