Reklame:

Lushnje: Se shpejti ekspozite me foto nga Kampet e Internimit

Prej vitit 2016 ne rrethin e Lushnjes te gjithe ish te internuarit e ketij rrethi kryejne nje takim te pervitshem perkujtimor ne Memorialin Kombetar te ngritur ne kujtim te familjeve te internuara.
Ashtu si çdo vit Instituti per Integrimin e te Perndjekurve Politike dhe shoqatat e te ish internuarve dhe te perndjekurve politike do te jene te pranishem ne kete dite simbol per vuajtjet e tyre por edhe per te ekzekutuarit nga regjimi.
Z. Simon Mirakaj N/Kryetar i Autoritetit te Dosjeve te Komunizmit ka bere nje njoftim ne rrjetin social Facebook ne kuader te aktiviteteve te organizuara ne kete dite ne Lushnje ku risi do te jete edhe hapja e nje ekspozite me foto nga kampet e internimit te asaj kohe.
Postimi i plote:

“Ne dt. 18 Gusht 2019 ne oren 10:00 ish te internuarit e rrethit Lushnje bejne takimin e pervitshem te memoriali ne qender te qytetit ngritur ne kujtim te ketyre familjeve qe vuajten nga rregjimi i diktatures komuniste. Ne oren 11:00 do shkojme tek Kino -Teatri Vace Zela ku do hapet ekspozita me foto nga keto kampe internimi.”

Ne rrethin e Lushnjes prej vitit 1954 kane funksionuar 14 qendra internimi duke nisur me Savren, e me pas Plukun, Gjazen, Ngurrezen, Gradishten, Ferrasin, Grabianin, Dushkun, Bedatin, Adriatikun, Bicukasin, Germenjin, Çermen e Shen e Premten, ku qindra familje intelektuale te padenuara jane ndeshkuar pasi paraqisnin rrezikshmeri per regjimin komunist te diktatorit Enver Hoxha.
“Memoriali, eshte projektuar nga Fatos Kola – dhe eshte 4.5 m i larte, ku ne mes te tij te skalitur, duken disa persona me kembe zbathur, simbol i vujtjeve te tmerrshme,  dhe ne kater faqet ne pllaka mermeri te zeza , jane te shkruar mbiemrat e familjeve , qe trajtohen me kete status, si ish te interrnuar ne 8 kampet e interrnimit ne Lushnje”.