Reklame:

Kakao, Vlerat dhe perdorimet

Kakao eshte ne thelb çokollate e paperpunuara, dhe ate e gjejme ne forme pluhuri dhe shume forma te tjera si kakao te paperpunuar etj…

Kakao eshte burimi me i fuqishem antioksidant i ushqimeve ne bote! A nuk eshte kjo mbreselenese? Kjo ju jep edhe me shume arsye per te ngrene çokollata pa u ndjere ne faj!

Kakao eshte shume e dobishme per shendetin tone, ka sasi me te larta magnezi se çdo ushqim tjeter, qe do te thote se ajo ben mrekulli per gjendjen tuaj shpirterore pasi magnezi largon stresin duke ndihmuar ne tretjen e ushqimit, shendetin e kockave, shendetin nervor, rigjenerimin e muskujve, forcon zemren dhe permireson gjumin.

Kakao eshte gjithashtu nje ushqim natyral per humbjen ne peshe per shkak se ajo  ndalon deshiren per ushqim pasi pret oreksin.

Ju nuk do te josheni per te ngrene nje qese te tere kakao aq sa nje qese me çokollata.

Kakaon mund ta perdorni pluhur ne çdo gje!

Eshte e pasur me fibra, vitamine C, dhe permban mbi 10% te nevojes suaj ditore per hekur.

Eshte gjithashtu nje nga burimet me te mira ne bote me permbajtje zinku, bakri dhe mangani.

Kakao gjithashtu, ka sasi te ulet te karbohidrateve dhe nuk permban sheqer te shtuar nese e keni blere ate ne forme natyrore.

Ju mund te shtoni kakaon ne çdo gje, duke perfshire edhe smoothie, kos, tershere, ushqime e pjekura te shendetshme, ne perzierje, ose ne qumesht bajame. Gjithashtu mund ta shtoni edhe ne kafen e mengjesit per te marre energjite qe zgjasin gjate gjithe dites! Kakao pluhur eshte me e ulet ne kafeine sesa kokrrat e kakaos, dhe eshte nje shtese natyrore per energji.