Reklame:

Ne Brazil jane zhdukur 89 milione hektare pyje qe prej vitit 1985

Në 33 vitet e fundit Brazili ka humbur 89 mijë hektarë pyje, ku më shumë se gjysma e kësaj humbjeje, 47 milionë hektarë ka prekur Amazonën.

Në të njëjtën periudhë, si kompensim, zonat e kullotave dhe plantacionet janë rritur me 86 milionë hektarë, sipas të përditshmes “Folha de S.Paulo” duke cituar të dhënat e sistemit “MapBiomas”, një iniciativë e observatorit mbi klimën që monitoron të gjitha bimët dhe gjallesat që ndodhen në vendin amerikanojugor.

Rezultatet tregojnë gjithashtu se 59% e Brazilit përbëhet nga pyje. Në vitin 1985 ishte 69%/. Ndërsa zona e kullotave dhe plantacioneve për të njëjtën periudhë, në raport me territorin, ka kaluar nga 20% në 31%.

Platforma e analizimit të të dhënave satelitore organizohet në bashkëpunim me OJQ, universitete, fondacione dhe kompani të teknologjisë, mes të cilave edhe “Google”.