Reklame:

Temperaturat e larta demtojne perimet – Specialisti: Kujdes me perdorimin e azotit

Shija e domateve dhe gjithe perimeve ne pergjithesi, te cilat vilen gjate muajt gusht eshte e ndryshme nga ato ne muajt maj apo qershor. Por jo vetem shija por edhe ngjyra e perimeve nuk eshte uniforme por ne nje ane eshte me zbardhur apo me e verdhe te cilen ne e identifikojme si djegje nga dielli.

Shume fermer te cilet kane kultivuar domaten ne sera me cikel te shkurter gjate muajve te veres kane hasur ne disa probleme me shitjen e prodhimit.

Keto faktore te cilet shpjeguam me siper si shija dhe ngjyra perimeve eshte si rrjedhoje e temperaturave te larta dhe e sasise se madhe te drites qe eshte gjate stines se veres dhe jo nje problem i farerave.
Sipas specialistit te njohur si dhe Drejtorit te AREB zotit Dhimiter Qorri i kontaktuar nga Agronews ne lidhje me kete problematike te hasur nga fermeret, faktori kryesor eshte drita e tepert dhe temperaturat e larta te cilat sjellin edhe prishjen e ekuilibrit tek bimet. Gjithashtu specialisti jep edhe disa keshilla te dobishme per fermeret qe i perkete menyres se plehrimit te bimeve ne kete periudhe.
” Fermeret duhet te kene kujdes te veçante me perdorimin e azotit, gjate kesaj periudhe perdoret rreth 70 % e sasise se plehrave qe perdoret zakonisht ne kulturen e pare si dhe nuk perdorim plehrim baze. Si pasoje ndriçimit te madh bima thith shume azot edhe fermeret duhet te ulin perdorimin e tij pasi menyra e gabuar e plehrimit  sjell mbi 20 lloje problemesh tek bima” – thekson specialisti.
“Perimet ne nje ane te tyre kane nje ngjyre si te djegur nga dielli e cila vjen si pasoje e temperaturave te larta mbi 30 grade ku bima fillon çekuilibrimet duke i shfaqur ato tek frutat. Specialisti Dhimiter Qorri thekson se menyra e vetme e minimizimit te ketyre problemeve per fermeret eshte ulja e perdorimit te azotit ne kulturen e dyte.