Reklame:

50 kg mjalt dhurate nga bletet, familja habitet nga ajo qe gjejne ne shtepi

Mjalti, një prej begative më të mira të natyrës, mund ta gjeni aty ku nuk e prisni.

Duke qenë se bletet kërkojnë kushte specifike të nxehtësisë dhe pastërtisë nga lagështira, mund të ndërtojnë hojet e tyre edhe brenda shtëpive të banimit.

Kështu, një familje nga Brisbana e Australisë është habitur së tepërmi me atë që ka gjetur në shtëpi.

Një “thesar” me hoje mjalti brenda një bletarie masive të fshehur në kulmin e shtëpisë së tyre, ishte më shumë se çfarë mund të kishin imagjinuar.

Bletari Paul Wood hoqi 50 kg mjaltë nga një koshere e fshehur në shtëpinë e një gruaje në periferinë Brisbane, Australi.

Videoja e heqjes së koshereve masive dhe mjaltit të lezetshëm nga tavani u bë virale në mediat sociale.

Asnjë bletë nuk u dëmtua gjatë procedurës së kryer me profesionalizëm, përkundrazi, ato shkuan te bletarët, ndërsa mjaltin e gëzoi familja e embel.